Zjarri dogji një shtëpi në Podujevë

Një zjarr që ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit, sot, ka djegur në tërësi shtëpinë e Mursel Miftarit në rrugën ,,Xhafer Meta” në Podujevë.
Ekipi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë lokalizimin e zjarrit, i cili kishte përfshirë tërë shtëpinë.
Shtëpia e familjes Miftari është djegur tërësisht, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve zjarri nuk ka arritur të përhapet edhe në shtëpitë tjera, ngjitur me shtëpinë e djegur.
Për fat të mirë zjarri nuk ka shkaktuar viktima në njerëz dhe as të lënduar.
Në lokalizimin e zjarrit shërbimin e zjarrfikësve e kanë ndihmuar edhe ekipet e KEK-ut dhe Policisë së Kosovës.
Familja Miftari,e komunitetit ashkali, tash ka mbetur pa kulm mbi krye./Indeksonline/