Zhbllokohet situata e ndihmave në Birmani
Është zhbllokuar dje situata në Mjanmar të Brimanisë, ku për pasojë të ciklonit Nargis, pati 134 mijë njerëz të humbur dhe të vdekur. Grupi militar që kontrollon zonën në
Mjanmar, më në fund dha lejen për hyrjen e të gjithë personelit në Kombeve të Bashkuara për ndihmat.
Lajmi është konfirmuar nga Pallati i Xhamit, duke kujtuar që rruga është e lirë pas takimit mes Ban Ki Mun sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefit të militarëve, gjeneralit Tan Shui.
Në një shënim Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se ju është dhënë leja edhe një pjese të mirë të kooperuesvetë zonës së deltës në Irrawaddy, zona më e goditur nga kalimi i Nargis në 3 majin e shkuar, ku miliona njerëz vuajnë akoma për mungesë të ushqimit dhe të ujit të pijshëm.