Zjarri në Krujë rrezikon banesa e biznese, Kreu i FA-së thirrje banorëve: Bashkëpunoni me ekipet për evakuim

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Kreu i Forcave të Armatosura, Arben Kingji deklaron se në Krujë po vijojnë përballja e forcave në terren me flakët, të cilat kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po rrezikojnë banesa e biznese.
Ai u bën apel banorëve që kanë marrë urdhrin e evakuimit nga autoritetet, “zbatoni me rigorozitet udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe bashkëpunoni me ekipet në terren”.
“Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një evakuim të sigurt dhe të shpejtë”, thekson kreu i FA-së.