E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize dalin nga greva 10 minatore. Hyjne 10 te tjere

10 prej minatorëve grevistë në Bulqizë kanë dalë gjatë natës dhe janë zëvendësuar nga 10 minatorë të tjerë. Informacioni konfirmohet nga vetë grevistët, përfaqësuesit e së cilëve argumentojnë se shkak për ndërprerjen e grevës është bërë gjendja e rënduar shëndetësore. Sapo kanë dalë nga galeria ku u ngujuan për 21 ditë me rradhë, minatorët janë dërguar me urgjencë drejt një klinike private në Tiranë pasi kanë patur probleme me shikimin.

Katër grevistët e tjerë që kanë hyrë në ditën e 22-të të grevës, pavarësisht probleme shëndetësore, nuk kanë pranuar të braktisin grevën e urisë. Ndërkohë ende nuk ka asnjë marrëveshje mes përfaqësisë së minatorëve dhe komapnisë ACR, pavarësisht se një tjetër takim zyrtar është planifikuar të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›