E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri në Shkodër, Balla: Zjarrfikëset në punë, policia ka evakuar banorët


TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për zjarrin e rënë në Shkodër.

Balla theksoi se, “shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi”.

“Policia e Shtetit ka evakuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për t’u ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit”, u shpreh Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›