Klubet e medha italiane pergatiten per levizjet e fundit ne merkato
Milani dhe Mister X, futbollisti i premtuar në mesfushë, nuk kanë qenë kurrë kaq pranë. Sipas shtypit italian identikiti I lojtarit që do të përforcojë skuadrën e Alegrit është ai I Alberto Akuilanit, vetëm një hap larg divorcit me Liverpulit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Masimiliano Alegri që ka pohuar se kuqezinjtë janë pranë arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e lindur në Romë, që nga ana e tij ka përsëritut: Jam shumë pranë Milanit.
Ndërkohë, edhe Interi me Juventusin presin një goditje të fundit, përpara se ta konsiderojnë merkaton si të mbyllur. Largimi I Samuel Etosë imponon blerjen e një sulmuesi dhe Karlos Tevez është objektivi kryesor. Drejtuesi zikaltër, Marko Branka, ka udhëtuar drej Angli për të bindur Mançester Sitin, ta ulë çmimin që aktualisht shkon në 40 milionë euro. Altenariva e Tevezit, quhet Diego Forlan, por edhe në këtë rast Interi duhet të nxitojë, sepse për uruguajanin, që është shkëputur përfundimisht nga Atletiko e Madridit, është future në garë edhe Paris Sën Zhemerni. Laveci dhe Zarate mbeten dy zgjidhjet e minutës së fundit për presidentin Morati.
Juventusi mbetet ende në kërkim të një anësori të avancuar në krah të majtë. Bastos dhe Vargas duken të ëpaarritshmën dhe në këto kushte ka lindur idea Ibrahimn Afelai. Pas kalimit të Sançezit te Barcelona hapsira e holandezit është zvogëluar ndjeshëm dhe do të ishte pro një kalimi në Torino. Bardhezinjtë janë gati të shpenzojnë rreth 10 milionë euro, pasi kanë marrë edhe aprovimin e trajnerit Konte.