Zjarri ne Tirane pranga nje te dyshuari

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i vënies së zjarrit pranë kryqëzimit të Unazës së Re në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar 26-vjecari Hajri Dragjoshi nga Kukësi, i cili nga të hënën rreth orës 16.20, në rrugën “Konferenca e Pezës“, në afërsi të tregu ushqimor, nga pakujdesia duke ndezur një fishekzjarr ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas nga përhapja e flakëve janë djegur një pjesë dyqaneve që tregtonin mallra shumice.
Menjëherë në vendgjarje mbërritën Shërbimet e Policisë, Shërbimet Zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur evakuimin e zonës përreth dhe lokalizimin e flakëve në magazinën me fishekzjarre.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.
Panik ne kryeqytet
Nga ngjarja e një dite më parë nuk pati asnjë të lënduar. Zjarri mori përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga lëndët shpërthyese të fishekzjarreve. Vatra e tij doli jashtë kontrollit fill pasi kishin kaluar 30 minutat e para të nisjes së tij.
Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe bënë evakuimin e banorëve përreth. Flakët nuk viheshin nën kontroll dhe u kërkuan zjarrfikëse shtesë nga rrethet e Durrësit dhe Krujës. Shpërthimet e forta të fishekzjarreve vunë në panik banorët.
Pas më shumë se 30 shkarkimesh të boteve të zjarrfikëseve flakët filluan të shuheshin deri në një normalizim të plotë të situatës. Zona u mbipopullua nga një numër i madh kureshtarësh dhe banorë të zonës.
Frika më e madhe e policisë ishte se flakët mund të përfshinin një pikë karburanti e cila ndodhej disa metra larg vatrës kryesore të zjarrit si edhe të disa shtëpive që ndodheshin shumë pranë.
Vetëm një prej banesave mori zjarr, ndërsa edhe një sërë dyqanesh të bizneseve të vogla që ndodheshin në afërsi të magazinave ku ra zjarri.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimin në lidhje me rënien e zjarrit. Ekspertët largojnë dyshimet se zjarri mund të ketë rënë nga ndonjë shkëndijë elektrike, edhe pse e kanë atë në një ndër pikat e hetimit.
Pistat kryesore mbeten ato të rënies së zjarrit nga pakujdesia si edhe ajo e zjarrëvënies me qëllim. I gjithë operacioni është ndjekur nga afër nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që e drejtuan atë në afërsi të zonës të përfshirë nga flakët.
Tahiri: Ndërhyrja mund të kishte qenë më efikase
Ndërsa deputeti socialist i zonës së ish-Kombinatit, Sajmir Tahiri, në një prononcim për Top Channel u shpreh se ndërhyrja e zjarrfikësve dhe njësive të tjera mund të kishe qenë më efikase.
“Është një ngjarje shumë e rëndë për banorët e lagjes së Kombinatit. E them me bindje se një ndërhyrje më energjike e zjarrfikësve do kishte mënjanuar shumë pasoja, që tashmë janë të pallogaritshme. E them këtë me bindje pasi në fillim ishte e pamundur të gjeje zjarrfikës për t’i sjellë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Tahiri.
Deputeti përshëndeti hetimet që kanë nisur dhe kërkoi që në këtë proces të shqyrtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme.
“Kërkoj edhe nga bashkia një fond të vecantë për tregtarët e dëmtuar nga zjarri, si dhe përjashtimin e tyre nga taksat”, shtoi ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korcë, kërcënuan adoleshentin, dy në pranga
Një gjimnazist 16-vjecar nga fshati Polenë i Korcës është bere pre e kërcënimeve me thikë të 3 personave për një periudhë njëvjecare, mes të cilëve edhe një punonjës i Burgut të Drenovës. Banda e Cërrikut, jepet pretenca
Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretenca për Bandën e Cërrikut duke kërkuar burg përjetë për tre prej anëtarëve, Met Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Sotën.
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti
Sherr mes dy të rinjve në një prej shkollave të kryeqytetit me pasojë plagosjen e një personi.
Elbasan, vetura përplas makinën e policisë
Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës pranë stacionit të trenit në Elbasan.
Një zjarr i madh përfshiu Tiranën
Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu rreth orës 17.00 të së henes në një magazinë fishekzjarresh tek tregu ushqimor pranë zonës së quajtur qyteti i nxënësve në Tiranë.
Lajmet kryesore
Dëshmon Prifti: Video origjinale
“Për naftën më ofruan 1 milion dollarë”
SHBA, Britania dhe Kanadaja, sanksione Iranit
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti