Zjarri ne Tirane qindra miliona te shkrumbuar

Dhjetëra biznese janë shkrumbuar totalisht nga flakët e zjarrit që pushtoi pasditen së hënës Tregun Ushqimor, prane Qytetit të Nxënësve.
Inspektoret e policise kane rrethuar zonen, ndersa nje pjese e tregtareve deshmojne se demi financiar eshte shume i madh.Kryetari i njesisë bashkiake numër 6-te Krenar Canollari tha se behet fjale per 32 biznese qe jane demtuar rende, dhe vlera e mallit llogaritet te jete rreth 70 milion leke. Perfaqesuesit e minibashkise po punojne per vleresimin e demit ne treg.
Pranga te dyshuarit
Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i vënies së zjarrit pranë kryqëzimit të Unazës së Re në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar 26-vjecari Hajri Dragjoshi nga Kukësi, i cili nga të hënën rreth orës 16.20, në rrugën “Konferenca e Pezës“, në afërsi të tregu ushqimor, nga pakujdesia duke ndezur një fishekzjarr ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas nga përhapja e flakëve janë djegur një pjesë dyqaneve që tregtonin mallra shumice.
Menjëherë në vendgjarje mbërritën Shërbimet e Policisë, Shërbimet Zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur evakuimin e zonës përreth dhe lokalizimin e flakëve në magazinën me fishekzjarre.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.
Panik ne kryeqytet
Nga ngjarja e një dite më parë nuk pati asnjë të lënduar. Zjarri mori përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga lëndët shpërthyese të fishekzjarreve. Vatra e tij doli jashtë kontrollit fill pasi kishin kaluar 30 minutat e para të nisjes së tij.
Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe bënë evakuimin e banorëve përreth. Flakët nuk viheshin nën kontroll dhe u kërkuan zjarrfikëse shtesë nga rrethet e Durrësit dhe Krujës. Shpërthimet e forta të fishekzjarreve vunë në panik banorët.
Pas më shumë se 30 shkarkimesh të boteve të zjarrfikëseve flakët filluan të shuheshin deri në një normalizim të plotë të situatës. Zona u mbipopullua nga një numër i madh kureshtarësh dhe banorë të zonës.
Frika më e madhe e policisë ishte se flakët mund të përfshinin një pikë karburanti e cila ndodhej disa metra larg vatrës kryesore të zjarrit si edhe të disa shtëpive që ndodheshin shumë pranë.
Vetëm një prej banesave mori zjarr, ndërsa edhe një sërë dyqanesh të bizneseve të vogla që ndodheshin në afërsi të magazinave ku ra zjarri.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimin në lidhje me rënien e zjarrit. Ekspertët largojnë dyshimet se zjarri mund të ketë rënë nga ndonjë shkëndijë elektrike, edhe pse e kanë atë në një ndër pikat e hetimit.
Pistat kryesore mbeten ato të rënies së zjarrit nga pakujdesia si edhe ajo e zjarrëvënies me qëllim. I gjithë operacioni është ndjekur nga afër nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që e drejtuan atë në afërsi të zonës të përfshirë nga flakët.
Tahiri: Ndërhyrja mund të kishte qenë më efikase
Ndërsa deputeti socialist i zonës së ish-Kombinatit, Sajmir Tahiri, në një prononcim për Top Channel u shpreh se ndërhyrja e zjarrfikësve dhe njësive të tjera mund të kishe qenë më efikase.
“Është një ngjarje shumë e rëndë për banorët e lagjes së Kombinatit. E them me bindje se një ndërhyrje më energjike e zjarrfikësve do kishte mënjanuar shumë pasoja, që tashmë janë të pallogaritshme. E them këtë me bindje pasi në fillim ishte e pamundur të gjeje zjarrfikës për t’i sjellë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Tahiri.
Deputeti përshëndeti hetimet që kanë nisur dhe kërkoi që në këtë proces të shqyrtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme.
“Kërkoj edhe nga bashkia një fond të vecantë për tregtarët e dëmtuar nga zjarri, si dhe përjashtimin e tyre nga taksat”, shtoi ai.
Foto
Facebook Sondazh
A kane siguri bizneset ne vend?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_500'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(500); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Berat, burg pa afat vrasësit të gruas
Jepet masa e arrestit burg pa afat per 61-vjecarin Gani Myrteli. Gjykata e Beratit dha masen arrest me burg per Myrtelin, i cili vrau me mjete te forta bashkeshorten e tij fundjaven e shkuar. Korcë, kërcënuan adoleshentin, dy në pranga
Një gjimnazist 16-vjecar nga fshati Polenë i Korcës është bere pre e kërcënimeve me thikë të 3 personave për një periudhë njëvjecare, mes të cilëve edhe një punonjës i Burgut të Drenovës. Banda e Cërrikut, jepet pretenca
Tre burgime të përjetshme dhe 122 vjet burg. Këto janë dënimet që ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për nëntë të pandehurit e asaj qe njihet si Masakra e Cerrikut 1997.
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti
Sherr mes dy të rinjve në një prej shkollave të kryeqytetit me pasojë plagosjen e një personi.
Elbasan, vetura përplas makinën e policisë
Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës pranë stacionit të trenit në Elbasan.
Lajmet kryesore
Vjedhja e identitetit
Ndryshimi i rregullores për të ndaluar falsifikimin
Lista e zezë e avionëve
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital