Zjarri në nënstacion, lë pa drita disa zona

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në nënstacionin elektrik në Shkozë. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes zjarri ka rënë në nënstacionin elektrik pranë ish Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë duke lënë pa energji disa zona në Tiranë. Kështu pa energji elektrike janë Ruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Qyteti Studenti, Shkoza dhe zona e Porcelanit. Zjarrfikësit të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit