Tiranë, mbahet sot konferenca e kordinimit të donatorëve për Ballkanin Perëndimor

Do të organizohet sot në Tiranë konferanca e Koordinimit të Donatorëve për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Kjo konferencë organizohet nga qeveria shqiptare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit pranë Komisionit Europian. Konferenca do të mbledhë edhe një herë së bashku 200 përfaqësues të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, donatorë nga vende anëtare të BE-së donatorë nga vendet jo anëtare, organizata të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia si dhe nga delegacionet e Komisionit Europian në rajon.