E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: MSA-ja dhe NATO-ja, meritë dhe mbështetja e ndërkombëtarëve

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi në hapje të Konferencës së Donatorëve ndihmën e veçantë të ndërkombëtarëve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe hyrjen në fuqi të MSA-së. Shqipëria më 4 prill do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa dje hyri në fuqi MSA-ja. Këto ngjarje të mëdha do të ishin të pamundura pa bujarinë, solidaritetin dhe mbështetjen e huaj, deklaroi Kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo mbështjetje ka qënë dhe për vendet e tjera të rajonit në rrugën e tyre të ndërtimit të demokracisë e ekonomisë së tregut. Ndërsa amabsadorja çeke Fialkova u shpreh se BE-ja ka gadishmëri për asistencë në në rajon. Sipas saj ndihma e huaj duhet të përdoret si një stimul për reformat në vendet e rajonit. Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku 200 përfaqësues të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, donatorë nga vendet anëtare të BE-së si dhe vendet jo anëtare, organizata të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e Turqia, si dhe nga delegacionet e KE-së në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›