Idrizi: PDU, parti me profil kombëtar më të spikatur
Kreu i kësaj partie, deputeti Shpëtim Idrizi bëri një prezantim të faktorëve që sollën krijimin e kësaj partie, që, sipas tij, ishte rrjedhojë e natyrshme e zhvillimit të ngjarjeve brenda komunitetin çam dhe momentit në të cilin ndodhet, ajo që ai e cilësoi “çështja çame”.
Sipas Idrizit, krijimi i PDU-së, ishte edhe rrjedhojë e mendimit të krijuar tek një grup intelektualësh nga ky komunitet, që e vlerësuan si një nevojë imediate plotësimin e spektrit politik në funksion të sensibilizimit dhe të zgjidhjes së çështjes çame. “Partia për Drejtësi dhe Integrim, është partia me profilin kombëtar më të spikatur në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Idrizi, duke shtuar se, “çamët janë ndër shqiptarët më patriotë”.
Kreu i PDU-së, u shpreh se, kjo parti punon për çështjen kombëtare, pjesë e të cilës është edhe problemi i Çamërisë, për të cilin do të punohet për sensibilizim tek të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Brenda ktëtij konteksti, ai tha se, “çështja çame përfaqëson sot problemin më të madh të pazgjidhur dhe genocidi që u aplikua ndaj kësaj popullsie pas Luftës së Dytë Botërore, është një genocid i mbetur pa autorë”.
Në këtë arsyetim ai tha se, përfshirja në Kuvendin e Shqipërisë, me dy deputetë, është një faktor mjaft i rëndësishëm në funksion të sensibilizimit dhe të perspektivës së zgjidhjes së kësaj çështjeje. Idrizi shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe madje edhe për t’u bashkuar me forcën tjetër politike që përfaqëson interesat e komunitetit çam në Shqipëri, PDI-në.
Nga ana tjetër, ai vlerësoi punën e bërë qysh pas viteve 1990-të, nga Shoqata “Çamëria” dhe kryetari i parë i saj, Abaz Dojaka. Partia për Drejtësi dhe Unitet(PDU), është forca politike më e re në vend. Ajo u krijua pak javë më parë dhe përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me dy deputetë të Qarkut të Vlorës, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.