E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kërkesë në KQZ për zëvendësimin e deputetëve të PS

Kur të përfundojnë të gjitha afatet kushtetuese, kryetarja e Parlamentit do t’i drejtohet KQZ për të zëvendësuar deputetët, të cilëve iu digjet mandati për shkakë të mosparaqitjes në kuvend. Deklaratën kryeparlamentarja e ka bërë gjatë emisionit Ora e Debatit të gazetarit Alfred Peza në TV Ora Neës. Duke iu përgjigjur pytjeve të gazetarëve të ftuar në këtë emision mbi statusin e deputetëve socialistë të cilët po respektojnë vendimin e kryesocialistit për të bojkotuar kuvendin, Topalli sqaroi se do të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.
I kontaktuar nga Tv Klan kryetari KQZ Ristani, në sinkron me Topallin deklaron se do zbatohet ajo që parashikon ligji. Ai sygjeron t’i referohemi nenit 164 të Kodit Zgjedhor për të kuptuar se kush do të jetë vendimi i KQZ kur t’i bëhet kërkesa nga Këshilli i legjislacionit të Kuvendit. Neni 164 i ligjit elektoral edhe pse nuk ka parashikuar një rast si ai i bojkotit të gjithë grupit parlamentar socialist shpjegon rastet kur ndërpritet mandati i deputetit. Duke iu referuar Kushtetutës e pikërisht nenit 71 të saj ku thuhet se mandati i deputetit përfundon apo është i pavlefshëm kur ai nuk bën betimin apo heq dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.
Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.
2. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar
Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Në këtë rast kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›