E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin pallatin te ‘Farmacia’ 10, ministri i Brendshëm ‘zbarkon’ në vendngjarje

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka mbërritur në vendin ku flakët kanë përfshirë një kompleks banimi në zonën e “Farmacisë 10” përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lamallari është duke monitoruar nga afër situatën teksa zjarri ka prekur fasadën e kompleksit të banimit duke rrezikuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët, si dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pallatit ose në ndërtesa fqinje.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa janë evakuuar disa persona që rrezikohen nga asfiksia e flakëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›