E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumbon bageti e drithera

Librazhd- Flaket e zjarrit kane shkrumbuar dy kasolle me bageti dhe nje hambar me drithera ne nje fshat te Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur ne Rrajce-Fushe, kurse zjarri ka rene ne pronen e R. H., 36 vjec. Per pasoje jane djegur krejtesisht dy kasolle me bageti dhe gjithe drithi i grumbulluar per dimer. Familjaret dhe banoret e lagjes perreth jane munduar te fikin zjarrin, por e kane pasur te pamundur. Nderkohe eshte lajmeruar reparti i zjarrfikesve te cilet kane mundur te lokalizojne dhe fikin flaket qe rrezikonin shtepi te tjera te fshatit. Demi i pesuar ne familjen e 36 vjecarit arrin ne disa milione leke. Grupi hetimor po punon per te percaktuar shkaqet e renies se tij, ndersa dyshohet te jete nje zjarr i qellimshem.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›