E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shoferi me 5,2 kg hashash

Vlore- Agjentet e antitrafikut zbuluan nje sasi hashashi te fshehur brenda nje autoveture prane kryqezimit te rruges Transballkanike ne Vlore. Halim Xhezo, 23 vjec, u arrestua ne flagrance teksa drejtonte mjetin, ndersa sasia prej 5,2 kg kanabis sativa u bllokua ne cilesine e proves materiale. Aksioni eshte kryer oret e para te mengjesit te djeshem, pas disa informatave te mbledhura ne rruge operative nga agjentet e antidroges. Burime zyrtare thane se droga e dyshuar eshte fshehur ne bagazhin e makines tip "Audi", me targa VL 2655 C, qe drejtonte 23 vjecari Xhezo. Burime policore thane se lenda narkotike ishte futur ne nje pako dhe ishte e presuar.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›