Zjarri tek “Poligrafiku”, drejt shuarjes

Pas dy orë e gjysmë përpjekjesh të forcave të zjarrëfikseve për fikjen e flakëve të zjarrit, ai është vënë nën kontroll. Mësohet se zjarri në pjesën më të madhe të tij është vënë nën kontroll, dhe zjarrëfikset po punojnë për shuarjen e pjesëve të vogla.
Dëmet materiale nga ky zjarr janë të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi punonjësit janë larguar menjëherë sapo kanë vërejtur flakët në magazinë.
2 zjarrëfikëse nga Durrësi u nisën drejt Tiranës për të ndihmuar për shuarjen e zjarrit. Policia ka deklaruar se nuk ka mundësi për përhapjen e zjarrit, pasi vatra e tij është vënë nën kontroll.