Zjarrndezësi nuk bëhet dot zjarrfikës
Në Perandorinë osmane, prej nga vijmë e prej nga po tentohet të formësohet neotomanizmi, veziri i madh quhej kryeadministrator; atëmot ky përgjigjej para Sulltanit jo vetëm për vjeljen e taksave, por edhe për mbrojtjen e pasurive natyrore në të gjitha pashallëqet... Po në një vend demokratik, si ndozot ne, kryeministri dhe qeveria e tij, a kanë vallë një mision e detyrë të tillë? Kjo pyetje, sa naive aq edhe e paqtë, më lindi teksa dëgjova se si në mbledhjen e radhës të qeverisë, në vend që të flitej një fjalë për minatorët e ngujuar në zgafellat e Bulqizës apo për zjarret që kanë shpërthyer nëpër pyje, kryeministri na kërkoi të lexonim katër vargjet e Arshi Pipës për diktatorin e vdekur stalinist! Jam i sigurt: askurrkund në botë nuk mund të bëjë vaki që në një mbledhje qeverie, para kamerave, veziri, apo n'daç kryeministri të merret me bejte, me hidheprit, si ndodh rëndom tek ne!
Sipas të dhënave zyrtare të drejtorive të pyjeve, deri tani janë shkrumbuar mbi njëmijë e treqind hektarë pyje e kushedi sa të tjerë po digjen këto ditë anekënd, në jug, në veri e në mesvend. Nuk janë pak për një vend të vogël si ky yni! Në vend të një SOS-i mbarëkombëtar të shpallur nga qeveria, ne shohim zjarrfikës me thupra e qytetarë me kova që hakaten të trembin zjarret, e jo makina zjarrfikësish, -avionë jo se jo!- që hedhin ujë mbi flakët e harbuara... Qeveria jonë ka të tjera halle, të tjera siklete, nuk i hyjnë në sy as zjarret, as grevat e urisë, as çmimi i naftës, as krimi i rrugës! Një hall i madh është prishja urgjente e Piramidës dhe borxhi që nuk po na e japin arabët për të ngritur Parlamentin më modern të Ballkanit! Para ca kohësh, në një shesh kazerme pamë një autoblindë ujëhedhëse të porsablerë, natyrisht jo për zjarret, por për 21 janarët e mundshëm, që në Tiranë të mos guxojë më kush të bëjë protesta e të sulmojë institucionet! Shqiptarët panë se si vihej në provë një ujëhedhëse moderne e fjalës së fundit që policia "të asgjësonte" me efikasitet demonstruesit e rrezikshëm të çadrave me e pa helm... Afërsisht, në të njëjtën kohë mediat patën fotografuar edhe Benzin e ri të blinduar të kryeministrit e më pas edhe helikopterët specialë, të sjellë urgjentisht nga Franca... Me këto mjete moderne mund të flemë të qetë, se e kemi të siguruar e të garantuar kryeministrin nga "zjarret" e mundshme të opozitës, gjë që do të thotë se nuk ka për të pasur një tjetër 21 janar që t'ia prishë terezinë Berishës, se ja, Rama u lodh, i la protestat dhe iu kthye editorialeve…! Por ja që editorialet e Ramës, derisa bëhen objekt i qeverisë, kuptohet që janë më rreziksjellëse se zjarrshpërthimet nëpër pyjet e Shqipërisë!
Ndaj, i karfosur dhe i kënaqur nga sotiata paszgjedhore e nga pushtimi "me procedurë" i Bashkisë së kryeqytetit, kryeministri, pasi theu përsëdyti opozitën, theu edhe rekordin e notit në Dhërmi, e paskësaj u kthye me kordhë në Tiranë që në mbledhje qeverie të na bëjë me dije, për të disatën herë, me një entuziazëm të papërshkruar, për milionat e ullinjve dhe të arrorëve që do të mbillen anekënd Shqipërisë...Por, asnjë fjalë nuk u tha për zjarret që nuk po lënë pyll më këmbë! Ndoshta nuk e di që Shqipëria po digjet! Ndoshta nuk e di se edhe ullishtat po bëhen hi! Sepse për mendësinë e tij ka më shumë rëndësi politika; me politikë, ai kupton jo shuarjen e krizave e të zjarreve që bien nëpër pyje e mbi shoqëri, por dhënien e atypëratyshme të përgjigjeve asgjësonjëse me nofka, me sharje e me poshtërime ndaj kundërshtarëve! Sipas tij, edhe zjarret, ashtu si krizat neve nuk na bëjnë dëm, derisa atij nuk ia rrezikojnë karrigen, fuqinë, pushtetin! E megjithatë, nuk do të ishte keq që ndonjë nga këshilltarët e tij të guxojë t'i thotë Berishës se Arshi Pipa ka edhe një vjershë tjetër, të ribotuar në suplementin e gazetës 'AKS', në fillim të viteve '90 (që dilte të dielave në faqet e brendshme të 'KJ'), që Pipa ia pat kushtuar Stalinit të madh në fillim të viteve '50! Apo, mos si përgjigje këtë do ta bëjë Rama, që të dalin të dy barabar në luftën e batutave?
Por edhe kjo nuk ka rëndësi. Ne, qytetarët e zakontë e mësuam tashmë se edhe vjershat e komunistëve, edhe të antikomunistëve, ashtu si thumbat e politikanëve, mund të ndezin dhe mund t'i shuajnë zjarret që shpërthejnë mes tyre, në politikë, në polemikë, por jo, jo, nuk mund t'i shuajnë dot zjarret nëpër pyje, nëpër familje, në shoqëri! Krimet brenda familjes, vrasjet dhe aksidentet e pafundme në rrugët tona, ashtu si zjarret në verë, si përmbytjet në dimër, si ujërat e zeza nëpër liqene e lumenj, si sherret në Kuvend, si kriza globale, si rënia morale, nuk paskan të sosur e nuk shuhen me thumba, me vjersha, me tallje, me vetëkarfosje para kamerave! Por krerët tanë kënaqen me shakatë që ia bëjnë vetes, me thumbat e shpotitë që ia hedhin njëri-tjetrit, qoftë edhe duke ndezur zjarre të kota!
* * *
Ndërkohë, përveç zjarreve, prerja e organizuar e pyjeve vazhdon me një ritëm edhe më të frikshëm...Sepse edhe ky biznes, ashtu si gërryerjet e maleve për fabrikat e çimentos e guroret e gëlqeres, ashtu si shkatërrimi i lumenjve për inerte, edhe prerja e organizuar e pyjeve nga "kompanitë shqiptare" pranë qeverisë, me sa duket ka një lidhje direkte jo vetëm me zhvillimin e hovshëm kapitalist, që e shqipëruar do të thotë: me pasurimin e shpejtë të një grupi të paracaktuar, por edhe me mbajtjen e vendit të parë në ekonomi, pasi fitimi prej rrënimit të pasurive kombëtare, në rastin konkret të pyjeve, qenkësh kolosal, i kollajtë, i shpejtë, derisa në të gjitha vendet e Evropës nuk mund të presësh pa lejë asnjë pemë!
Ngjarjet e Solidarnostit atë gusht të '83-it më gjetën në Gdansk dhe ajo që më bëri përshtypje teksa vinim nga Suedia, ishin anijet e pafundme me drurë të prerë nga Polonia, e cila kishte rënë, si edhe ne, në një krizë të thellë... Ndërsa Suedia, që për banorë ka më shumë drurë se cilido vend i botës, kishte nxjerrë një ligj që ndalonte prerjen e drurëve, e kësisoj, i importonte nga Polonia. Por polakët, si çekët e hungarezët, e kaluan shpejt tranzicionin dhe e ndërprenë shkatërrimin e pasurive kombëtare e pronave publike, ndërsa ne vazhdojmë prej më se njëzet vjetësh të bëjmë kërdinë, derisa t'i nxjerrim këtij vendi tabanin! Pata kujtuar se pyjet i qeth sëpata e fshatarëve, të cilët për një kafshatë bukë, fshehur policëve pyjorë, bëjnë nga një barrë dru që ta shesin në qytet...Jo, nuk ka faj individi, as shoqëria, por klasa politike! Më thanë në Korçë se pyjet po i rrafshojnë motosharrat e firmave të licencuara nga qeveria, të cilat eksportojnë tonelata dru në Itali e në Greqi! Ky eksport është nga më të leverdisurit, përveç kromit, energjisë elektrike, trafiqeve dhe krahut të lirë të punës. Nuk ka mall më të pazot se pyjet, se malet, se lumenjtë, deti, ujërat...por sigurisht që vendin e parë e zë jeta e njeriut, që është zhvlerësuar bashkë me pasuritë kombëtare, pronat, shkollat e spitalet publike!
Nuk e di sa e vërtetë është, por një nga këto firma të fuqishme që po bën kërdinë jo vetëm në pyjet e Stravajt, po edhe në pyjet e Korçës e të Ersekës, e paska, - o Zot, absurdi në Shqipëri nuk paskësh as anë e as fund! - një drejtor i Pyjores së Librazhdit! Është e njëjta "procedurë" që ndodh me spitalet dhe universitetet private: peshku kapet në institucionet publike, ndërsa rripet, piqet e hahet në klinikat dhe shkollat private...Kësisoj ekonomia jonë e tregut është gjysmë socialiste, gjysmë kapitaliste; në fakt më e saktë do të ishte ta quash as socialiste, as kapitaliste, por ekonomi ku funksionon ligji 'mos e kërko të drejtën me ligj, rrëmbeje se nuk të thonë gjë!' Nëse mekanizmat e shtetit janë shpikur që të administrojnë pronat publike, tek ne zyrat shërbejnë si thertore ku rripen interesat publike e kombëtare, pa asnjë brerje ndërgjegjeje! Kush vjedh, shkatërron, rrënon e djeg më shumë, ai ka pushtet, ai quhet burrë i nderuar, nëpunës i zoti! Vetëm prona private dhe fitimi quhen të shenjta, ndërsa ato publiket, duke futur këtu edhe administratën publike, "vihen në përdorim" e trajtohen si çdo mall pa zot i cili, pasi shpërdorohet, duhet të digjet për të humbur gjurmët!
E gjithë kjo tablo rrënimtare mund të verifikohet nga kronikat e zjarreve dhe nga heshtja vrastare e qeverisë e cila, ndërsa vendi digjet, merret me vjersha e bejte, ndërsa spitalet e Tiranës, le më ato të periferive, janë për faqe të zezë! Tanimë jo vetëm që nuk ka më ilaçe, por nuk gjen në periferi as kirurgë, as mami, as infermierë, kurse ndërkohë qeveria premton t'i dërgojë Libisë spitale fushore dhe asistencë humanitare!...Çfarë sarkazme! E ndërsa zjarret bëjnë kërdinë, maunet me drurë të prerë bukur, të tharë industrialisht për oxhaqe, kalojnë nëpër dogana, legalisht, jo fshehur! Trungjet dhe qymyri i drurit u tregtokan në këto vende me kile, jo me metro kub, si dikur. Kështu, sa për kulturë, një kv dru u shitka, në dorë të parë, jo më pak se 60 euro!…Si rezultat edhe pyjet e Bozdovecit, kjo kurorë shekullore e Korçës qenka shkretuar përfundimisht, ashtu si ato të Lurës, të Pukës, të Bjeshkëve, të Stravajt…Shumë shpejt ne do të mbetemi një tokë e bekueme, por e zhveshur, me shumë pak toka buke, pa pyje të cilët do të fshihen nga hartat jo vetëm nga zjarret e qëllimshme, por edhe nga motosharrat e firmave të licencuara për militantët dhe mercenarët e plotfuqishëm të qeverisë! Pas Greqisë, edhe Turqia kërkoi me ngulm të rishohim historinë, pra ne do të na zhveshin edhe nga historia, edhe nga e kaluara! Nuk ka qeverisje më të keqe, nuk ka brez më të ndyrë se ai që nuk mendon për brezat e ardhshëm!
Me një dëshpërim të dukshëm shefat e zjarrfikësve tregojnë pafuqinë e tyre, ankohen për mungesë bashkëpunimi me pushtetin lokal, por nuk harrojnë të rrëfejnë pafuqinë e tyre, se nuk kanë mjete, makina, pajisje kundër zjarreve… Nuk e thonë troç: nuk kanë mbështetje nga një qeveri që nuk mendon për zjarret duke shpallur një situatë alarmi, një SOS kombëtar, le më të nxjerrë një ligj për moratorium të pyjeve, në vend të moratoriumit të skafeve! Nuk e bën dot as kaq pakogjë, sa për të larë gojën, as për propagandë! Sepse ashtu si për pasuritë e tjera të tundshme e të patundshme, për tokat në bregdet, për pallatet e për vilat në tokat e bukës, për pyjet, për lumenjtë, e për licencat e minierave, të hidrocentraleve e të çimentos, nuk vendosin dot krerët e politikës, madje as i plotfuqishmi Berishë, po ata që nuk duken, ata që paguajnë fushatat, ata oligarkë "anonimë" që ose të sjellin, ose të rrëzojnë nga pushteti! Prandaj, tek ne ka përherë kush i ndez, por nuk ka kush i shuan zjarret!