E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrvënie e qëllimshme ?

(E plotësuar) Zjarrfikësit në këtë orë kanë lokalizuar zjarrin tërësisht në shtëpinë e djegur. Indeksonline mëson se është e treta herë që shtëpisë i del zjarri, që këtë herë ka pësuar dëme të mëdha.

Ndërkohë, pronari i saj ka pasur qëllim që ta rrënojë atë dhe të ndërtojë një tjetër. Por, sipas zyrtarëve komunal, shtëpia ka qenë nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe nuk i ishte lejuar rrënimi i saj.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asren Osaj, tha se Komuna nuk ka lejuar që të rrënohet ajo shtëpi.

“Pronari i shtëpisë, së bashku më pronarin e shtëpisë që është afër sajë kanë marrë leje nga Ministria e Kulturës që të rrënojnë të dy shtëpitë e tyre, dhe të ndërtojnë një tjetër. Komuna nuk ka lejuar që të zbatohet ai vendim, pasi shtëpia ka qenë nën mbrojte”, tha Osaj.

Indeksonline ka parë dhjetëra pako të letrës brenda shtëpisë së djegur, e cila dukej që ishte përgatitur që ti djalë zjarri edhe asaj. Edhe zjarrfikësit kanë vërejtur pakot dhe i kanë spërkatur me uji ato, që mos të kapët zjarri. Ndryshe Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e shtëpisë, dhe pritet që shumë shpejtë të dalë më një vlerësim. /Indeksonline/

..................

Një zjarr i madh ka kapluar sot herët në mëngjes një shtëpi në rrugën “Xhemail Prishtina” në kryeqytet. Nuk raportohet për të lënduar derisa dëmet janë të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, zjarri ka shpërthyer sot në ora 05 e 25 minuta. Ajo tha se, nuk ka persona të lënduar ndërsa rasti është hapur shkaktim i rrezikut të përgjithshëm- zjarr.

“Policia e ka intervistuar pronarin e shtëpisë, mirëpo deri tani ende nuk është konstatuar shkaku i zjarrit”, ka thënë ajo./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›