E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova po ecën ngadalë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, i ka raportuar të mërkurën Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.
Ai ka përmendur progresin e arritur, por ka thënë se Kosova ende është një lloj konflikti i ngrirë.

“Në të dyja anët ka frustrime të mëdha dhe asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë do të nxisë konfliktin e madh”, ka thënë Zbogar, njofton agjencia sllovene STA, raporton ‘Blic’.

Zbogar, i cili ka qenë ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, ka thënë se procesi integrues evropian është instrumenti kryesor me të cilin duhet qasur paqësisht Prishtinës dhe Beogradit, transmeton “Tribuna”.

“Kjo është në duart e Bashkimit Evropian, i cili gjithnjë e më shumë është i pranishëm në Kosovë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›