Trafiku i droges, kapet Koka
PESCARA - Nje shqiptar eshte vene ne pranga, pasi eshte kapur me nje sasi te madhe lende narkotike, heroine dhe kokaine. Burime te policise italiane kane bere te ditur se, Vladimir Koka, 26 vjec, eshte vene ne pranga, pasi u kap nga skuadra e levizshme e ketij qyteti me 23 kilograme heroine dhe 2 kilograme kokaine. Sipas policise, shqiptari e kishte fshehur lenden narkotike ne paretet e makines se tij, te cilen e kishte parkuar perballe nje qendre tregtare. Ne momentin qe ka dale jashte qendres tregtare, Koka ka gjetur policine ne vendin ku kishte lene makinen. Sipas te dhenave te para, droga e gjetur 26-vjecarit vinte nga Shqiperia dhe ishte destinuar per tregun lokal, ku do te ishin fituar shuma te konsiderueshme me shume se 3 milione euro.
A.C