E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoelik: Evropa në rrezik për mbijetesë

Zoelik, i cili do të jetë në krye të kësaj banke deri në fund të qershorit, tha për “Observer” se këtë fakt ai do ta theksojë edhe në samitin e G20-s.

''Rreziku i falimentimit financiar në Evropë do të kishte pasoja katastrofike për zhvillimin e shteteve. Megjithatë, Evropa mund të dëshmojë se është e aftë që të ballafaqohet me këtë rrezik në rritje, theksoi Zoelik.

Viti 2008 ishte viti në të cilin shtetet filluan të ndjenin tronditjet e para të krizës ekonomike që ka kapluar një pjesë të shteteve në botë. Falimentimi i ''Lehman Brothers'' shkaktoi tronditje ekonomike në të gjithë botën, por më së shumti në Evropë.

Kjo i detyroi qeveritë të jepnin ndihma për bankat që ballafaqoheshin dhe ballafaqohen me falimentimin e tyre.

Paralajmërimi i fortë i Zoelikut, vjen në një moment kur bota i ka kthyer sytë nga Greqia, e cila ditën e djelë zhvilloi zgjedhje parlamentare për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo në zonën euro.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-17 23:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›