E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,vetëvritet agjenti i antidrogës

Një agjent i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, ndërsa vazhdojnë të mbeten të paqarta arsyet. Florenc Muço i njohur në radhët e agjentëve për mjaft shërbime operative në operacionet e luftës kundër drogës në kryeqytet është gjetur i pajetë në mbrëmje në banesën e tij. I riu sipas burimeve të konfirmuara, por jo zyrtare, ka lënë edhe një letër lamtumire nëpërmjet të cilës rrëfen shkaqet që e kanë shtyrë të shkrepë armën për tu vetëvrarë, megjithatë paraprakisht burimet janë treguar të rezervuara për të thënë se çfarë shkruhej në të. Florenc Muço jetonte vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen "Ali Demi", Tiranë. Në vendngjarje, përkundër rasteve të ngjashme të vetëvrasjeve kanë mbërritur forca të shumta policie, të rendit dhe krimeve, por edhe agjentë të antidrogës të cilët e njohin më nga afër viktimën dhe kanë marrë pjesë në mjaft aksione si të infiltruar. Policia deklaroi se bëhet fjalë për një vetëvrasje, megjithëse deri vonë në vendngjarje është hetuar si dhe ka patur kontroll të imtësishëm të banesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›