E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fiton Zgjedhjet

Shqetesimi i socialisteve per procesin zgjedhor, perplasjet ne PD, ora e sakte dhe deklaratat

07:00 Nis zyrtarisht procesi i votimit per zgjedhjet parlamentare 2009.

08:04 Zgjedhjet-5.500 punonjes te policise te angazhuar.

08:25 Vlore: Nis procesi i votimit, 187.428 zgjedhes te regjistruar.

8:19 Tirane, Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami: Vota e shqiptareve do te jete e lire dhe e garantuar

08:45 Kukes: Ne te gjithe qarkun nis normalisht procesi zgjedhor.

9:00 Kryeparlamentarja Topalli, ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te votuar. Ajo ka hedhur voten rreth ores 9:00, ne qendren 303 ne Shkoder nga ku u ka bere thirrje qytetareve t'u drejtohen kutive te votimit.

09:20 Durres: Fillon procesi zgjedhor.

09:10 Elbasan: Ne dy fshatra ende nuk ka nisur votimi per shkak te mungeses se bazes materiale.

9:12 Vlore: Votimi ende nuk ka filluar ne tre qendra votimi per ceshtje teknike dhe shperndarjes se bazes materiale.

09: 15 Vlore: Kandidati i PS, Auron Tare i shqetesuar per disa probleme teknike ne Vlore.

9:25 Tropoje: Nis procesi i votimit me vonese ne dy komuna, mungojne komisioneret.

9:35 Tirane: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne konferencen e pare per shtyp. Zedhenesi Leonard Olli, konfirmon probleme sporadike me komisioneret.

9:51 Tirane: Incident ndermjet Sajmir Tahirit, kandidatit te PS per deputet dhe disa militanteve te PD per mbajtjen e stilolapsit me mikrokamer.

09:32 Korce: Fillon votimi ne 62 qendra votimi ne qytet.

09:37 KQZ: Procesi i votimit po ecen normalisht ne te gjithe vendin.

09:38 Voton kryetari i LSI, Ilir Meta ne qendren 1882 ne njesine bashkiake numer 7 ne Laprake.

09:43 Elbasan : Nis normalisht procesi i votimit.

10:01 Policia e Tiranes: Nuk eshte evidentuar asnje incident.

10:00 Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij znj. Liri Berisha, votoi ne qendren e votimit numer 1728, te njesise bashkiake nr. 2 te kryeqytetit.

10:22 Pernaska: PS, perpjekje per te kontrolluar dhe manipuluar procesin zgjedhor.

10: 39 Tirane:Majlinda Bregu, zedhenese e PD per zgjedhjet, fton qytetaret te votojne dhe denon perdorimin e mikrokamerave, qe po perdorin komisioneret e PS

10:58 Elbasan: KZAZ Procesi vijon normal ne 96 qendrat e votimit.

11:00 Topalli: Keto zgjedhje do te kene standardet me te larta.

11:00 Tirane: PS deklaron se per mikrokamerat u lajmeruan nderkombetaret

11:00 Kreu socialist Edi Rama, ka hedhur voten ne shkollen "Pjeter Budi" ne kryeqytet, i shoqeruar nga djali i tij Gregori.

11:02 KQZ/Kosovrasti: PS po kontrollon me llampa ultraviolet kartat e identitetit.

11:02 Tirane, KQZ nepermjet zedhenesit Olli, deklaron se llapat fluoreshente jane te panevojshme

11: 16 Tirane, Rama apel te gjithe qytetareve te votojne.

11:53 Islami: PS ka marre masa per te monitoruar procesin e votimit konform ligjit.

11:53 Ministria e Brendshme pergenjeshtron deklaraten e PS, se truproja e z. Nishani eshte konfliktuar me kandidatin per deputet te PS, Saimir Tahiri.

11:55 PD: Qytetaret te jene te sigurt per fshehtesine e votes se tyre.

11:55 Topi: Zgjedhjet e sotme te rendesishme, hapin rrugen per ne BE.

11:57 Tirane. PS ve ne dispozicion te qytetareve kater numra telefoni, per ankesat ne te gjitha qarqet e vendit.

11:57 Peqin: Procesi i votimit vijon normalisht, edhe ne burgun e sigurise se larte

11:57 Policia: Asnje incident deri tani, ne te gjitha qendrat e votimit votohet normalisht

12:13 Sokol Olldashi: Perdorimi i mjeteve pergjuese perben veper penale

12:14 Voton, Presidenti Bamir Topi, ne qendren e votimit ne shkollen "Servete Maci". Topi theksoi se sot te gjithe duhet te tregojme se jemi nje vend, qe kemi arritur ne nje stad te rendesishem te demokracise dhe rruga drejt BE-se duhet te jete e hapur.

12:14 Topalli: Zgjedhjet 2009, me te mirat dhe me te qetat ne 18 vjet.

12:16 Durres: Ministri Oketa: Zgjedhjet te qeta, tendencat e PS per manipulim, te panevojshme.

12:24 Tirane: Ambasadori amerikan, njerezit te mos kene frike per te votuar

12:25 Policia: Largohet nga qendra e votimit ne Kombinat vezhguesi qe mbante sende te palejuara.

12:39 LSI shpreh shqetesimin per disa parregullsi ne procesin e votimit

12:40 Policia e shtetit: Asnje problem gjate dorezimit te qendrave te votimit

12:41 Gjate nje inspektimi ne qendren e votimit ne shkollen "Hasan Prishtina" drejtori i ODIHR, Janez Lenarcic theksoi rendesine e ketyre zgjedhjeve, per te ardhmen e Shqiperise.

12:42 PS kerkon verifikimin e kartave te identitetit

12:47 Elbasan: Komisionaret e PS, te pajisur me materiale pergjuese

13:00 Kryeministri Berisha ne konference shtypi nga selia e PD: Pjesemarrja ne votime 40 % deri ne 12.30

13:05 Kakavije: 3.505 emigrante kane hyre ne 12 oret e fundit ne piken kufitare te Kakavijes

13:08 Nano: Zgjedhjet e 28 qershorit, shume te rendesishme per nje vend anetar te NATO-s

13:09 KQZ vendos ne parim, ndalimin e perdorimit e mjeteve te paligjshme nga anetaret e qv-ve.

13:11 Policia: Padi penale ndaj tre simpatizanteve te PS-se, qe kane fyer vezhguesit.

13:16 Withers: Subjektet politike te respektojne ligjin dhe standardet nderkombetare.

13:18 Vlore-policia: Atmosfere e qete ne diten e votimeve.

13:21 ODIHR: Zgjedhjet me rendesi per Shqiperine.

13:33 Bosch: Situata zgjedhore ne Shqiperi, deri tani eshte relativisht e qete

13:34 KQZ ndalon perdorimin e mjeteve te paligjshme nga anetaret e qv-ve.

14:10 Islami: PS apel te gjithe shqiptareve te votojne pasivisht.

14:12 Fier: Militanti socialist, dhune ndaj kryetarit te komunes Topoje, perfaqesues i LSI.

14:21 Subashi reagon pas vendimit te KQZ-se, per ndalimin e mjeteve te paligjshme ne qendrat e votimit.

14:25 Zgjedhjet- Xhufi: Shqetesues fenomeni i votimit familjar.

14:51 Sarande: Zv/presidenti i asamblese se OSBE, Grossruck njihet nga afer me procesin e votimit.

14:53 PS thirrje qytetareve t'i drejtohen kutive te votimit.

14:53 Elbasan: Arrin ne 40% pjesemarrja ne votime ne rang qarku.

15:18 Korce: Rreth 30% e zgjedhesve moren pjese ne votime deri ne mesdite.

15:41 Vlore/Patozi: 34% e zgjedhesve, pjesemarres deri tani ne votime.

16:08 LSI-Berat: Procesi zgjedhor po ecen normalisht.

16:08 Librazhd: Arrin ne 47% pjesemarrja ne votime ne Librazhd dhe Perrenjas.

16:20 Kukes: Deri tani kane votuar rreth 50 per qind e zgjedhesve.

16:30 LSI-Meta: Procesi zgjedhor po ecen normalisht dhe me standarde.

16:36 Topalli: Pjesemarrje e larte e qytetareve ne procesin e votimit.

16:40 Has: Deri tani kane votuar mbi 60 per qind e zgjedhesve.

16:42 Kurbin, mbi 50 % e zgjedhesve kane marre pjese ne votime.

17:06 Gjirokaster: Deri ne oren 16.30 ne jug te vendit kane votuar mbi 45 per qind e zgjedhesve.

17:10 Diber-Gjana: Mbi 45 % e zgjedhesve, deri tani pjesemarres ne votime.

16:37 PS, Imeraj i ben thirrje shqiptareve te votojne

17: 02 PS, Islami publikon disa raste kur eshte votuar per te tjere.

17: 12 Tirane, KQZ Ristani, sqaron problemet teknike te krijuara ne disa qendra votimi. Nderprerja nga votimit ne disa qendra nga largimi i komisionareve.

16:15 Kukes, KZAZ shkarkon nenkryetarin dhe sekretarin e qv 652, se nuk zbatuan vendimet e komisionit.

18:03 Korce: Mbyllet qendra e votimit ne shkollen "Naum Veqilhaxhi"

18:23 Islami: Nishanit te distancohet nga nderhyrja ne qendrat e votimit

18:29 PS, Imeraj thirrje te votohet. Shqiperia nje gjysme ore para nje momenti historik.

19:00 Perfundon zyrtarisht procesi i votimit.

19:21 Kryeministri Berisha: Procesi zgjedhor dinjitoz.

19:41 Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama vlereson diten e zgjedhjeve historike.

17:25 Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani deklaroi se me perjashtim te disa qv-ve, procesi ka ecur normalisht.

19:30 Sondazhi i "Gani Bobit", PD fituese me 47.5 per qind, PS 38.8

19:45 Imeraj: Rezultati eshte vetem tek vota e fshehte. Te behet kujdes me transportimin e kutive.

20:44 Levizja "Zgjohu" e perfaqesuar nga Altin Goxhaj, i ka vene zjarrin me ane te nje veprimi demonstrativ, nje bunkeri simulativ perpara bashkise se Tiranes

20:57 Rezultatet paraprake te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per pjesemarrjen e votuesve tregojne se, ne rang kombetar kane votuar 46 % e zgjedhesve.

21.15 "Zogby International" publikon rezultatet e "Exit poll" te kryera ne 12 qarqe te vendit. Koalicioni i PD fiton 69 mandate, PS 55 mandate, LSI 4 mandate dhe 12 te pavendosura.

21:24 Kryetari i KQZ, Arben Ristani beri te ditur se ka nisur faza tjeter e procesit zgjedhor, procesi i numerimit te votave qe do te vendosin fitoren per keto zgjedhje parlamentare.

21:47 Policia e Shtetit ka deklaruar se po ecen normalisht pa pasur asnje incident, procesi i shoqerimit te kutive te votimit drejt qendrave te numerimit.

21:55 PS: Imeraj pohon se rezultat e "Exit poll" nuk jane te sakta.

23.18 Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, para medieve deklaron serish se rezultati nuk del nga exit pollet. Ai shprehet se duhet te perfundoje numerimi i votave.

23.40 Fillon procesi i numerimi i votave ne disa qarqe, nderkohe qe ne qarqe te tjera po punohet per grumbullimin e kutive te votimit dhe marrjen nen administrim.

24.58 Procesi i numerimit te votave vijon ne Lezhe, dhe ne qarqe te tjera te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›