E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtesat e vjetra, rrezikohen disa fëmijë të vegjël

27/06/2009  Lihen pa rrethuar, do ngrihen pallate

Ndërtesat e vjetra në Fier, rrezik për jetën e qytetarëve. Një pjesë e madhe muri e shembur prej njërës prej ndërtesave më të vjetra pothuajse në qendër të qytetit të Fierit, është bërë dje rrezik evident për një grup fëmijësh të lagjes “29 nëntori” që po luanin aty pranë. Sipas banorëve të qytetit, këto ndërtesa janë kaq shumë të vjetra, sa jo vetëm janë bërë të pabanueshme, por edhe rrezik për jetën e qytetarëve, të cilët i kanë ndërtesat e tyre shumë pranë ndërtesave të vjetra. Një grup banesash të vjetra ndodhen pranë qendrës së qytetit myzeqar, ndërkohë që janë totalisht të shkatërruara. Vet banorët shprehen se duhet të merren masa për prishjen e tyre, ose duhen rikonstruktuar për të shmangur rrezikun që mund të shkaktojnë këto ndërtesa gjatë shembjes. Në procesion e shembjes së tyre për t’i hapur rrugë komplekseve të ndërtimit, nuk merren asnjë masë për thurjen e territorit ku punohet dhe grumbulli i gërmadhave është jo vetëm një pamje e shëmtuar, por mbi të gjitha e rrezikshme. Edhe pse problemi i ndërtesave të vjetra, është diskutuar shpesh herë, asnjë institucion vendor nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e tyre, duke e lënë qytetin të marrë një tjetër pamje nga këto ndërtesa, si dhe duke rrezikuar jetën e banorëve të Fierit. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›