U digjet banesa, 5 familje jashtë
27/06/2009 Qark i shkurtër elektrik
Rreth 30 persona, pjesëtarë të 5 familjeve rome kanë mbetur në qiell të hapur. Shkak është bërë një qark i shkurtër elektrik në linjën që furnizonte njërën nga çadrat e grupuara në periferi të qytetit të Shkodrës. Zjarri i rënë në njërën çadër është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar jo vetëm këtë “banesë” rome, por edhe ka përfshirë dhe 5 tenda të tjera që ishin ngjitur me të. Banorët romë janë vërsulur të gjithë dhe me kova uji për të shuar zjarrin, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me shpejtësi për të mos lejuar përhapjen në tendat e tjera, ndërkohë që 5 pesë çadra ishin shkrumbuar plotësisht. Duke parë “shtëpitë” e tyre të shkrumbuara romët i janë gëzuar faktit se asnjëri prej tyre, shumica fëmijë, nuk është lënduar nga flakët. V. Abdyli