Zogby, analistet: NATO dhe BE, avantazh per PD-ne

Ky eshte mendimi i analisteve te ftuar ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.
“NATO dhe BE jane dy fetishe te medha te shqiptareve, jemi rritur me keto endrra qe shqiptaret i kane pasur gjithnje. Kujtdo qe do i ndodhte gjate qeverisjes anetaresimi do te fitonte”, eshte shprehur Eduard Zaloshnja.
Ndersa per analistin Skender Minxhozi, ne kete rezultat ka ndikuar edhe fushata individuale e zhvilluar nga lideri i PS-se, Edi Rama, ne karahasim me PD-ne.
“Rama nuk po ben nje loje ne ekip, por shihet nje fushate individuale e tij. Po shikojme nje kryetar te PS-se qe po leviz i vetem. Kjo gje vonoi edhe zbardhjen e programit te PS-se”, theksoi Minxhozi.
Nje tjeter faktor ne rezultatin e dobet te PS-se, sipas analistit Andi Bushati, eshte edhe mosbashkimi me LSI-ne ne kete fushate.
Nderkohe drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha, theksoi tre deshtimet e fushates se Edi Rames.
“Nuk terheq moshat e reja, gjinine femerore dhe deshtimi i fushates se PS-se ne fshat”, theksoi Hoxha.