Ne Elbasan 537 rome dhe egjiptiane te paregjistruar ne gjendjen civile
Në qarkun e Elbasanit janë identifikuar 537 raste banorësh të komunitetit rom e egjiptian të cilët nuk janë të regjistruar në zyrat e gjendjeve civile, apo nuk kanë librezë shëndetësore.
Mungesa e kushteve financiare por edhe e drejtimit i përjashton këta banorë çështjet e zhvillimit, të sigurisë personale, shëndetësisë, arsimimit dhe punësimit.
Fenomeni bëhet më problematik, ku sipas Këshillit të qarkut, në të njëjtat statistika përfshihen edhe 115 fëmijë të paregjistruar, të cilët përjashtohen nga mundësia e arsimimit dhe mund të jenë objekt i organizatave të trafikut apo grupe të tjera kriminale.
Në bashkëpunim me organizatat jo fitimprurëse, dhe me financimin nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-sw për Sigurinë Njerëzore me mbështetjen e qeverisë japoneze, është mundësuar regjistrimi në 57 raste si dhe pajisja me libreza të shëndetit për të përfituar lehtësirat në shërbimet shëndetësore shtetërore, 150 anëtarë të dy komuniteteve rom e egjiptian.
Dy komunitetet kanë mirëpritur regjistrimin e popullsisë nga INSTAT, siç njihet ndryshe Censusi.
Për të lehtësuar komunikimin me komunitetin rom dhe egjiptian, INSTAT ka punësuar si operatorë të anketimit për qarkun e Elbasanit edhe 5 punonjës që i përkasin këtyre dy komunisteve.
Pjesë e financimit mbi 2.3 mln dollarë që përfshin periudhën Korrik 2010 – Korrik 2013, janë asistenca për frekuentimin e kurseve profesionale dhe për punësim.
Kurset janë fokusuar më tepër në mësimin e profesionit të rrobaqepësisë dhe kuzhinës.