E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zogu i Zi" zbret ne sheshin "Skenderbej"

Nje konflikt i madh, "alla Zog i Zi" eshte ndezur mes qeverise dhe bashkise, per sa i perket sheshit kryesor te Tiranes. Ndersa kryeministri Sali Berisha ka kerkuar shtrimin me asfalt te sheshit, ka reaguar ashper bashkia, duke u shprehur se ky institucion e ka gati nje projekt ambicioz per qendren. Qendrimi zyrtar i bashkise kishte te bente me kerkesen e shumeperseritur per shpronesim te banoreve qe preken nga ky projekt, me qellim fillimin e punimeve. "Tirana nuk ka nevoje per asfaltin qeveritar ne sheshin "Skenderbej", per te thelluar gropen e autonomise vendore e per te krijuar nje ngjarje "alla Zog i Zi", po per nje qeveri qe sillet me kryeqytetin, konform ligjeve te vendit e ne respekt te detyrimeve te veta kundrejt qytetareve", tha dje Joana Bushi, zedhenese per shtyp e Bashkise se Tiranes. Zedhenesja per shtyp ka sugjeruar qe, nese kryeministri do te kontribuoje per Tiranen, le te zbatoje ligjin qe e detyron qeverine te beje shpronesimet dhe le te cliroje fondin e premtuar prej tij para dy vitesh, per te hapur segmentin rrugor ne verilindje te sheshit. Po sipas saj, fillimi i punimeve ne sheshin "Skenderbej" eshte ceshtje ditesh. Mundesia per qarkullimin e makinave pasi te fillojne punimet, eshte sfida per te cilen qeveria eshte e mirepritur te kontribuoje me fondin e nevojshem, per hapjen e aksit te mbetur te Unazes se Vogel, ku gjendet sot godina e "Insigut". "Bashkia e Tiranes nderkohe ka bere planin alternativ te qarkullimit dhe ka lajmeruar keto dite fillimin e punimeve, te cilat do te nisin shume shpejt, mbi nje projekt te shkelqyer, qe transformon sheshin ne nje hapesire kembesore pa makina. Ky projekt do te filloje zbatimin ne ditet ne vazhdim dhe fale mbeshtetjes financiare te shtetit mik te Kuvajtit", deklaroi zedhenesja per shtyp, ne pergjigje te deklarates se kryeministrit per shtrimin me asfalt te sheshit kryesor te Tiranes. Ky eshte konflikti i dyte i madh, pas atij per "Zogun e Zi", qe arriti madje, deri ne Gjykaten Kushtetuese. Edhe pse bashkia kishte kryer nje pjese te konsiderueshme te punimeve, keto te fundit u prishen me nje vendi, sipas te cilit projekti nuk i plotesonte kushtet teknike dhe zbatimi i tij rrezikonte jeten e qindra qytetareve.
Dhurata kuvajtiane, per qendren "holandeze"
Dy vjet me pare, Emiri i Shtetit te Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah ka dhuruar plot 5 milione euro per qendren e Tiranes, ne funksion te rivitalizimit te kesaj te fundit. Ndersa 5 milione euro te tjera pritet qe te dalin nga buxheti i bashkise. Pas nje konkursi nderkombetar, u shpall fituese studioja holandeze 51N4E. Ajo ka parashikuar t'u jape rendesi godinave aktuale dhe me vlera arkitekturore. Godina e Teatrit te Operes do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara. Ne momentin kur punimet e qendres te kene perfunduar, pritet te stabilizohet ceshtja e trafikut dhe e parkimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›