Kuvendi: Komisioni i hetimit, PS ka mashtruar per anetaret
Kuvendi akuzoi dje deputetin e Partise Socialiste, Fatmir Xhafaj, se mashtron kur thote se ne seancen plenare te 19 marsit, nuk u lexuan emrat e anetareve te mazhorances qe do te perbejne komisionin hetimor, per transparencen e zgjedhjeve. Zedhenesja e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, Suela Ruseti, tha dje se deklaratat e Xhafaj jane te paverteta dhe te papershtatshme. "I bejme te ditur opinionit publik, qe ka ndjekur ne transmetim direkt seancen plenare te dates 19/03/2010, se kryetarja e Kuvendit i ka lexuar gjate seances plenare emrat e sjelle nga grupi i mazhorances, per anetare te Komisionit hetimor per zgjedhjet dhe jo sic thote zoti Xhafaj se emrat jane shtuar pas seances",-tha Ruseti. Ne kete kuader, ajo kerkoi nga deputeti socialist por edhe nga kryetari i partise Socialiste, Edi Rama qe te vijne e te marrin te gjitha kasetat filmike te seances, ku Kryetarja e Kuvendit ka lexuar Vendimin se bashku me emrat. "I kerkojme zotit Xhafaj te kerkoje ndjese te thelle kryetares se Kuvendit per genjeshtren dhe shpifjen e bere dje, gjate nje emisioni televiziv", theksoi Ruseti.