Berisha: Sulmi i NATO-s per clirimin e Kosoves, kthese vendimtare per Ballkanin
Ne 11 vjetorin e sulmit clirimtar te Aleances se Atlantikut te Veriut per clirimin e Kosoves nga regjimi barbar i Milloshevicit, Kryeministri Berisha pershendet kete vendim historik te Aleances se Atlantikut te Veriut si nje nga ngjarjet me madhore ne historine e Aleances dhe te Evropes se Pasluftes. Sulmi kunder regjimit te Milloshevicit dhe forcave ushtarake te Serbise se asaj kohe, 11 vjet me pare, ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te shqiptareve ne Kosove, shenon nje kthese vendimtare ne historine e lirise te popujve te Ballkanit por shenon edhe nje dimension te ri te Aleances se Atlantikut te Veriut.
11 vjet me pas Kosova e lire dhe e pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti ne Rajon, eshte deshmia me e madhe e drejtesise se vendimit te nderhyrjes se Aleances se Atlantikut te Veriut per clirimin e saj. Shqiptaret ne Kosove, Shqiperi e kudo ndodhen, do te mbeten perjete mirenjohes Presidentit amerikan Klinton, i cili udhehoqi kete lufte si dhe vendeve te Aleances se Atlantikut te Veriut per vendimin e tyre. Kryeministri Berisha pershendet me kete rast te gjithe qytetaret e Kosoves te cilet gjate ketyre 11 viteve u ngriten mbi shkrumbin dhe hirin e barbarive te Milloshevicit dhe po ndertoje shtetin e tyre ne themelet e te cilit qendrojne vlerat per te cilat Aleanca e Atlantikut te Veriut u angazhua ne lufte per clirimin e tyre.