E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola mbetet në West Ham

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola ka mohuar spekulimet se është në prag të largimit nga detyra. Strategu italian thuhej se mund të braktis klubin pas rezultateve dëshpëruese këtë sezon, mirëpo ai ka insistuar se dëshiron të mbetet në Upton Park.

E ardhmja ime është këtu. Jam shumë i lidhur me këtë klub. Dua të vazhdoj punën dhe të realizoj premtimet të cilat i kemi dhënë tifozëve. Do të punoj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe jam plotësisht i përqendruar në klub. Kjo është gjëja më e rëndësishme deklaroi Zola për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›