E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiqi paralajmëron, s’lejojmë trazira

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka paralajmëruar se mund ta rrisë forcën e shtetit të Serbisë në Kosovën Lindore.

"Nuk mund të ekzistojë një provokim i tillë i cili direkt është kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë. Forca nuk është aplikuar, nuk ka pasur incidente. Nëse dikush dëshiron incidente reale apo trazira, duhet të dini se do të hasni në reagimin e fortë të shtetit të Serbisë", ka thënë Daçiqi për B92.

Ai ka pranuar se nuk ka pyetur askënd prej komunitetit ndërkombëtar në lidhje me lapidarin. Ai e kishte kuptuar mesazhin e ndërkombëtarëve se kjo është çështje e brendshme e Serbisë.
Sipas tij, lapidari nuk është pjesë e bisedimeve sepse askush nuk ka kërkuar që të jetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›