E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zombi i tranzicionit

ramaNga Artan Xh. Duka

Punë e mbarë!

E para gjë që duhet ti thuhet qeverisjes së ardhme PS-LSI, veçanërisht prej kundërshtarit politik, është puna e mbarë. Sa për etikë politike, po aq dhe për respekt të votuesit pa dallim që meriton shansin e qeverisjes së mirë, pavarësisht logos partiake të fituesit. Pasi edhe në humbje mund të fitohet duke krijuar precedentë që shndërrohen në kapital politik më pas.

Rezerva, racionale apo parandjenja, mund të ketë plot ndaj qeverisë në ardhje PS-LSI. Qoftë për ekipin syresh gjykojnë se u lanë në harresë apo u trajtuan për diferencë figura të spikatura dhe simbole të opozicionit 8 vjeçar, reminishenca nepotizmi, mbyllje e lojës në rreth të ngushtë, qeveritarë pa dimension parlamentar dhe me integritet të patestuar nisur nga spostimi që i bën meritokracisë ligji zgjedhor, inflacion postesh ministrore etj, ashtu dhe programin e PS-LSI por në respekt të etikës politike, rezervat dhe aq më tepër paragjykimet apo përgojimet, duhet ti lënë vendin fillimisht shansit për tu provuar.

Na thoni çfarë doni!

Qeverisje ideale nuk ka por nëse gabimet dhe abuzimet janë të pashmangshme, ajo që ka rëndësi për një qeveri që apeloi rilindjen, është reagimi krejt ndryshe nga më parë. Sepse sa abuzimi vetë, ajo që provokon më tepër irritim në elektorat do të ishte tentativa për ta fshehur apo bërë dalje atë. Në këtë sens, pritshmëria ndaj mazhorancës së re, sesa qeverisja e përkryer, është përgjegjshmëria ndaj gabimit në qeverisje duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë pavarësisht kostos që ngërthen – penalitet ligjor, largim nga qeveria, dorëheqje individuale,  deri rokadë lidershipi apo lançim zgjedhjesh të parakohshme.

Ndërkohë mbetet inkurajues fakti që qeveria e rilindjes e ka filluar me vrull. Dhe nëse shtatorin nuk e sjell dot më pranë, ajo po i del para punëve për ti dhënë vetes dhe shoqërisë shansin për të qeverisur që ditën e parë me kapacitet të plotë (full steam) formatimi pa vonesë i ekipit qeveritar, kabinetet përkatëse, ftesa publike për sugjerime nga qytetarët etj. Një ritëm ky pozitiv, pavarësisht kostos dhe rrezikut të përgojimit të parakohshëm prej opozitës të rënë nga fiku dhe që dëshmon respekt për pritshmëritë dhe padurimin e shoqërisë për ndryshim, përballë absurdit kushtetues të dy muajve tranzit qeverisjeje(!). Një anomali kjo që duhet të jetë pjesë e rishikimit kushtetues, sikurse vetë ligji zgjedhor apo muaji i sezonit elektoral, sepse inercia dy mujore kushtetuese secili për vete, Zoti për të gjithë, në kushtet kur shërbimi civil është larg asaj çka pritet, rëndon veçse artificialisht faturën e rotacionit dhe të përditshmen e qytetarit pa dallim.

Vaksina antitranzicion

Sesa rotacion, vota e qershorit ishte duf ndaj tranzicionit dhe simbolikave të tij. Një numërim mbrapsht ky që zë fill më 2005 me prishjen e balancës koka-pil dhe largimin nga skena politike të liderit të PS fati ters i të cilit ishte se kishte përballë tersin e tranzicionit (kur nuk ke vullnet ti kundërvihesh problemit, bëhesh pjesë e tij). I mbetur pa alibi dhe i izoluar si faktor, lidershipi i PD mori çka pritej në qershor duke ringjallur shpresën e normalizimit të tregut politik dhe konsolidimit të konkurrencës së lirë dhe etike në të si kudo në perëndim duke lënë pas parafabrikatet e së shkuarës dhe mbyllur çdo shteg ndikimit të gjeo-politikave antishqiptare në rajon. Ku qëllimi final është arkivimi i tranzicionit si përmes një qeverisjeje të mirë dhe të përgjegjshme ashtu dhe opozite konstruktive dhe inspiruese. Që në respekt të shtetit ligjor, mbeten e vetmja garanci që zombi i pakallur e tranzicionit të mos trazojë me shanset për normalitet demokratik.

Por ndërsa premisat e qeverisjes së shtatorit janë inkurajuese teksa ekipi dhe filozofia e shpalosur qeverisëse e kanë bazën në divorcin e 2005 kur iu tha Jo klisheve dhe inercisë që mbanin peng ecjen përpara, kjo nuk po ndodh në PD. Në të sot fara e tranzicionit jo vetëm mbetet tabu por dhe po riciklohet me kubik dhe platforma e vazhdimësisë është platforma e suksesit dhe e karrierës së sigurt. Nëse vijohet kështu, publiku do të ndodhet i zbuluar dhe pa alternativë progresive ndaj qeverisjes që nis rrugëtimin në shtator. Asnjë qeveri nuk është e përjetshme dhe koha nuk është aleat i saj por lajmi i keq nuk është dështimi i saj por mbetja pa alternativë progresive dhe vendimmarrja për diferencë elektorale e sfumuar nga amnezia politike. Kjo, sa kohë PD përfaqëson ende atë që lamë pas këtë qershor duke provokuar sërish zgjidhje nga shiu në breshër sikurse 2005 dëshmoi.

Me ngritjen e pritshme të stekës së sjelljes demokratike prej qeverisë së re, vendi ka nevojë ekzistenciale për opozitë që inspiron realisht dhe garanton më tej varrosjen e tranzicionit, ushtron trysni efektive dhe etike ndaj qeverisë së re si dhe ka moralin e duhur për të bërë këtë gjë. Rilindja e demokracisë nuk mund të jetë monopol i askujt por fusha e lojës ku palët konkurrojnë.

Ora e së djathtës

Në PD nuk u shfrytëzua momenti post elektoral për reflektim (më shumë peshon fitorja e korrikut se sa humbja e qershorit) dhe me hekurin politik në ftohje e sipër, riciklimi formal po zë vend. Ndërkohë, rinovimi real, në dukje mision i pamundur për shkak të kalçifikimit të statukuosë, nepotizmit në lidership dhe tundimit me burimet njerëzore dhe ato financiare që vijimësia garanton, mbetet sfidë jetike jo vetëm për fatin e PD dhe së djathtës në tërësi por dhe të vetë demokracisë në çapitjen për daljen nga rrethi vicioz i tranzicionit pafund. Dhe nëse brenda PD shkëndijat e rebelimit po fiken dhe bukëshkalët po marxhinalizohen me ndikim në vetë fatin e së djathtës, në mos e thënë brënda PD, riformatimi i së djathtës dhe i profilit modern opozitar duhen ngjizur gjetiu.

E djathta ka humbur boll kohë dhe sot është detyrim historik për idealistët brenda PD, formacionet alternative djathtas (FRD, PLD etj) ashtu dhe individë të spikatur të së djathtës brenda dhe jashtë vendit (veçanërisht emigracioni i hershëm dhe ai rishtas në SHBA) për tu ulur në një tryezë të rrumbullakët dhe lançuar projektin afatgjatë për një të djathtë moderne me inspirim dhe veprim perëndimor. Në këtë kuadër, FRD ka shansin dhe përgjegjësinë historike për të qenë promotore e së djathtës reale në vend duke sponsorizuar dhe hapur garën për lidership të frontit opozitar të djathtë përmes ftesës ndaj gjithë figurave të spikatura dhe me moral të së djathtës, brenda dhe jashtë vendit, duke inkurajuar kësisoj më tej shpirtin e së djathtës moderne të denatyruar kaq gjatë.

Vaksinimi ndaj tranzicionit, krahas qeverisjes së mirë, nënkupton edhe opozitë (n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›