Zona Shengen, Hollanda pengon Bullgarinë dhe Rumaninë

Ministri holandez i Emigracionit, Gerd Leers njoftoi sot se qeverisa e Holandës do të shprehet vetëm në vitin 2012 mbi kërkesat për anëtarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në zonën Shengen.
"Është herët për të marrë një vendim dhe kjo padyshim do të marrë pak kohë para se ne të jemi në gjendje ta bëjmë", deklaroi Leers një ditë pas një votimi në Parlamentin Europian për anëtarësimin në Shengen të këtyre vendeve.
Bullgaria dhe Rumania janë shtete anëtare të Bashkimit Europian prej vitit 2007, por për hyrjen në zonën Shengen kërkohet vendimi unanim i të gjithë anëtarëve të zonës.