E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrushaj: Siguria e kufijve, e rëndësishme për në BE

Rritja e sigurisë së kufijve të Shqipërisë është një aspekt mjaft i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE. Zv.Ministri i Financave Alfred Rrushaj, në takimin rajonal të drejtorive të doganave deklaroi se arritja e standarteve Europiane është një synim në drejtim të cilit po punohet.

Ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Doganave Flamur Gjymisha deklaroi se pritet që nga ky takim të vendoset për lehtësira të procedurave të doganave ndaj biznesit dhe njëkohësisht rritjen e luftës ndaj fallsifikimit të markave të produkteve të ndryshme.

Një tjetër synim i takimit të drejtorive të doganave ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit midis institucioneve të ndryshme të vendeve Europiane.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›