Zonat detare, Delavekuras: Zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare dhe vullnet politik
“Në mjedisin e ri të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që është formuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, është e rëndësishme për të adresuar direkt, me vullnetin e duhur politik, problemet kronike dhe çështjet e pazgjidhura që ekzistojnë, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së delimitimit të Marrëveshjes së Zonave Detare midis dy vendeve”.
Keshtu eshte shprehur zedhenesi i Ministrit te Jashtem te Greqise, Gregori Delavekuras, gjate nje konefrence per mediat, duke iu pergjigjur pyetjeve per takimin e fundit mes ministrit grek dhe homolgut shqiptar, Edmond Panariti.
Sipas zedhenesit, “zgjidhja e shpejtë të kësaj çështjeje, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, do të jetë një hap vendimtar në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe stabilitetin e sigurinë në të gjithë rajonin. Ky është përfundimi i përbashkët nga konsultimet që kemi pasur javën e kaluar, siç përcaktohen në deklaratat e dy ministrave të përbashkëta”.