E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e izoluara, Seiti:Kërkesa emergjente për ndihma

Një javë nga pushtimi i të ftohtit Siberian dhe dëborës së madhe fillojnë të ndjehen emergjencat për ushqime në zonat e izoluara. Këtë e ka pranuar edhe vetë drejtori operacional i komandimit pranë emergjencave civile Xhaferr Seiti i cili thotë se në tre qarqe kanë filluar kërkesat për të dërguar helikopterë me ndihma.
 

Nga dëbora më shumë se 30 komuna janë të bllokuara tërësisht dhe konsumimi i rezervave mund të sjellë nevojë emergjente për ushqime. Në Farkë njësia speciale e helikopterëve është në gadishmëri të plotë për çdo rast. Drejtuesit ushtarakë janë vendosur në gjendje gadishmërie për çdo rast kur do kërkohet fluturimi i tyre me ushqime apo medikamente. Ndërkohë që moti i keq ka dëmtuar rrjetin energjitik duke sjellë edhe probleme me energjinë.
 

Deri tani nga moti i keq janë regjistruar 3 viktima mes tyre dhe një punonjës që merrej pikërisht me pastrimin e rrugëve nga dëbora në Korçë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›