E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien sërish temperaturat, përkeqësohet situata në veri

Policia e Shtetit, duke marrë të dhënat nga policitë rrugore, bën me dije situatën më të fundit në vend, ku qarkullohet me vështirësi, apo rrugët që janë të bllokuara.

Në qarkun Kukës:

1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i  pakalueshëm,
4.    aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.    aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,
7.    aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Kukës - Topojan  i pakalueshëm,
9.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë,
10.    aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë,
11.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:  
1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6.    aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i pakalueshëm,
7.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.    aksi Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta se dje dhe reshjet e  dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica,
3.    aksi Qaf Çelë – Pukë, i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Puke - Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5.    aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6.    aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7.    akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.    akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10.    aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
11.    aksi Fushë Arrës – Iballë, i  pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe reshjet e  dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë.  Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.    aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2.    aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe  po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës.

Në qarkun Tiranë:
1.    në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë.

Në qarkun Elbasan:
1.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1.     aksi rrugor  Kapshticë –Korçë, i  kalueshëm me zinxhirë
2.    aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë,
3.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë,

Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Gjirokastër:
1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

/Start/

                                                                                             2012-02-07 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›