E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, 12 fshatra të izoluar banorët kërkojnë ndihmë

TROPOJË- Reshjet e vazhdueshme të dëborës dhe erërat e forta që përfshinë rajonin verilindor orët e fundit kanë sjellë izolimin e plotë të 12 fshatrave të komunës së Lekbibajt në rrethin e Tropojës.

Ndërkohë, trashësia e dëborës në këtë rajon të largët ka arritur nga 1,60 deri në 2,20 metër. Trashësia e madhe e dëborës dhe mungesa e energjisë elektrike kanë sjellë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes për banorët e fshatrave të kësaj komune.

“Situata është duke u përkeqësuar edhe për faktin se banorëve të fshatrave Bris, Salcë etj u janë mbaruar rezervat ushqimore, gjë që ka rënduar ndjeshëm situatën”, thotë kryetari i komunës Gëzim Meshaj. Sipas tij, në kushtet kur situata sa vjen e rëndohet është e domosdoshme ndihma e mjeteve të ushtrisë për hapjen e aksit rrugor që lidh komunën me qytetin e Bajram Currit dhe sjelljen e ndihmave ushqimore për banorët e izoluar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›