E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e permbytura, vazhdon shperndarja e ndihmave

SHKODER- Strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në qarkun e Shkodrës do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe materiale për banorët e dëmtuar, por edhe punën për forcimin e argjinaturave. Në raportiminn e saj sot në mëngjes, Ministria e Brendshme bënë të ditur se, në bazë të detyrave të përcaktuara në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, ditën e sotme do të realizohen këto veprime dhe operacione: Specialistët italianë për digat do të zhvendosen nga Tirana për në zonat e prekura nga përmbytja. Në komunën Velipojë: Do të kryhet një fluturim për të transportuar ushqim për bagëtinë. Një fluturim për të transportuar ujë në sasinë 6 ton. Një fluturim për të transportuar ushqim në sasinë 500 pako. Dërgimi i 4000 thasëve me rërë për rinforcimin e argjinaturës së Reçit. Në komunën Berdicë do të dërgohen: Koncentrate për bagëtinë në sasinë 4 tonë (prioritet). Në komunën Bushat do të dërgohen: 4 gjeneratorë me fuqi 4.5 Kë, 1 lundër me motorr. Në komunën Dajç: Do të kryhet një fluturim për transportin e ushqimit të bagëtive. Një fluturim për transportin e ujit në sasinë 6 tonë. Në fshatin Darragjat do të dërgohen 40 pako ushqimore dhe 1 ton ujë me mjetet e transportit ujor. Një fluturim për transportin e ushqimit në sasinë 300 pako ushqimore. Në bashkine Shkodër do të dërgohen: 2 mjete ushtarake për shperndarjen e 5 ton koncentrateve për lagjen Livade dhe 100 pako ushqimore për lagjen Baçallëk. Në Komunen Rrethina do të dërgohen:80 pako ushqimore 2 (dy) ton koncentrat. Në Komunen Ana e Malit do të dërgohen:4 ton koncentrat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›