Zonja Mubarak dhe zonja Topalli drejtojnë së bashku konferencën e Mesdheut në Kajro
Vizionin dhe angazhimin e përbashkët për rritjen dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ndau edhe në një takim të veçantë, që i rezervoi Zonja e Parë e Egjiptit, Suzanne Mubarak.
Duke shprehur keqardhjen për qëndrimin e shkurtër të zonjës Jozefina Topalli në Kajro, Zonja Mubarak e ftoi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë për një vizitë tjetër në Egjipt në një kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që të dyja të hartojnë një plan të përbashkët me projekte konkrete, veçanërisht në luftën kundër kancerit të gjirit. Zonja Mubarak i tregoi zonjës Topalli për ngritjen e disa klinikave lëvizëse, që mundësojnë analizën e mamografisë për gratë në rajone të varfra të Egjiptit.
Zonja Jozefina Topalli tha se të njëjtën gjë ka bërë muaj më parë edhe ajo në disa qytete dhe fshatra të Shqipërisë, për të ndërgjegjësuar gratë se kujdesi për shëndetin e tyre është më e mira që ato mund të bëjnë, në radhë të parë për vete dhe fëmijët, si dhe për shoqërinë.
Për këtë, zonja Topalli e njohu zonjën Mubarak me vendimin e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë për të vendosur një fond shtesë në buxhet, me qëllim pajisjen e qendrave shëndetësore me aparatin e mamografiseë për ekzaminimin e kancerit të gjirit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Zonja e Parë e Egjiptit, Suzanne Mubarak, ndanë mendimin se shkëmbimi i përvojave është një mënyrë e efektshme për të çuar përpara projektet e tyre në ndihmë të grave.