E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja dhe zonjusha hiret dhe dufet e kryetarit u kane flakur disa here nga shkallet

27-09-2010 / Gazeta 55

PD u pergjigjet sulmeve te grarise socialiste

Zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj i kujtoi dje deputeteve femra te Partise Socialiste te cilat jane vene ne sherbim te klikes matrapaze te Edi Rames se mbeten po ato qe jane dhunuar dhe flakur brutalisht disa here nga shkallet e selise se PS nga kryetari i dhunshem. Ne deklaraten publike PD i ben thirrje grarise se Edvinit qe te heqe dore nga mbrojtja e aferave korruptive te Mr. 20 per qindeshit.
Duhet te ndjeheni shume keq zonja dhe zonjusha te PS-se kur trajtoheni si kontrafigura te personaliteteve te Partise Demokratike nderkohe qe e gjithe Partia Socialiste prej kohesh e di mire se ju vete keni provuar flakjen brutale nga shkallet e kesaj selie nga Mister 20 per qindeshi dhe kjo vetem e vetem per hir te partnerit qe se shpejti do te jete nenkryetari juaj. Duhet te ndjeheni keq zonja dhe zonjusha kur fyeni me gjuhe ordinere deputetet e Partise Demokratike te cilet asnjehere nuk jane marre me grushtet apo shuplakat qe Edi Rama u ka dhene para disa kohesh. Duhet te ndiheni keq zonja dhe zonjusha qe te tentoni te mbroni Mister 20 per qindeshin sepse as thaset dhe as fustanet apo minifundet e te gjithe Shqiperise nuk fshehin dot kullat 35 kateshe dhe te verteten e gjobes 100 milione euro vetem ne nje kontrate te qytezes Rama-Lepuri u shpreh zedhenesja e selise blu Mustafaraj.
Ajo vijoi me tej se femrat e PS-se po te dhunuara do jene sipas tekave te kryetarit.
Ju nuk i nxirrni dot lepurin nga barku mister 20-it por do te mbeteni thjesht mjerane te keqperdorura prej tij per tu vervitur serish nga shkallet e PS-se per hiret apo dufet e partnerit te radhes deklaroi me tej zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›