Deklarata/Rama i shiti mikut te tij truallin te Parku Rinia shkeli ligjin per kompensimin fizik te pronareve

Deputeti i PD-se Aldo Bumci Ish-pronaret e blene truallin e Ekspozites 4 here me shume se Besnik Sula Taivanin
Partia Demokratike ngriti dje si ceshtje te rende antiligjore shitjen e truallit te Parku Rinia vendi ku sot eshte i ndertuar kompleksi i mikut te Edi Rames Besnik Sula. Kryetari i PD-se per Tiranen dhe njeherazi deputeti Aldo Bumci deklaroi dje gjate nje konference per shtyp se privatizimi i ish Ekspozites eshte bere ne perputhje me ligjin ne fuqi per tu kthyer ish-pronareve ose pronareve historik te cilet pervec marrjes se prones nga regjimi komunist ju desh edhe shume vite mbas rrezimit te komunizmit qe te rimerrnin pronen e tyre.
Deputeti i PD-se sqaroi se ndryshimi i procesit te privatizimit tek te dy objektet ne fjale eshte se bashkia e Tiranes Edi Rama i shiti nje prone publike shteterore mikut te tij duke mos marre parasysh shpronesimin e ish pronareve te truallit. Lidhur me privatizimin e ish Ekspozites Bumci thote se Rama beri autogol ne nje kohe kur e di fare mire se eshte vete ai ne shkelje te plote ligjore me te gjitha aferat qe ka kurdisur neper kryeqytet.
Edi Rama ka disa dite qe spekulon dhe bertet per abuzim dhe korrupsion me procesin e privatizimit te ish-Ekspozita Sot qe eshte pjese e procesit te kthimit te prones te pronaret historik. Per te treguar se si qendron e verteta mjafton qe te krahasojme kete praktike privatizimi me praktiken e shitjes se truallit te Parku Rinia nga Edi Rama. Ne mars te vitit 2005 Edi Rama i ka shitur shoqerise lsquoTaivan 1310 m katror toke te Parku Rinia cfare perben nje shkelje te disa ligjeve. Me e rendesishme ne kohen e shitjes se truallit te Parku Rinia eshte regjistruar ne ZRPP si prone shteterore pra nuk figuron si prone e regjistruar ne emer te bashkise. Pra me pak fjale bashkia e Tiranes Edi Rama ka shitur nje prone e cila nuk eshte e bashkise dhe nuk kishte asnje te drejte qe ta shiste. Gjithashtu me kete shitje shkelet dhe ligji per Kthim dhe Kompesim te Prones i cili kerkon qe te lsquoNdalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike deri sa te perfundoje kompesimi fizik i ish pronareve. Cfare ka ndodhur tek Ekspozita Shqiperia Sot Trualli tek Ekspozita i eshte kthyer ish-pronareve ose pronareve historik te cilet pervec marrjes se prones nga regjimi komunist ju desh edhe shume vite mbas rrezimit te komunizmit qe te rimerrnin pronen e tyre u shpreh Bumci.
Sipas tij ne baze te ligjit kur ish- pronaret rezultojne pronare te me shume se 70 per qind te truallit nen objekt kane te drejten e parablerjes per pjesen e mbetur.
Cmimi per vleren e truallit ne kete zone si per te gjithe vendin bazohet ne harten e vleres se prones se nxjerre nga formula/metodika qe eshte miratuar ne Parlament ne vitin 2004. Pra pronaret e kane blere pjesen e mbetur me vleren e 42 621 lekeve per m2. Ndersa Edi Rama truallin qe nuk kishte te drejte ta shiste e ka shitur te Parku Rinia per 12 000 leke te reja ose me pak se 100 euro per meter katror. Edhe pse eshte ne zemer te Tiranes. Dhe jo disa parcela me tutje ku eshte Ekspozita vuri ne dukje Bumci.
Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se Kontrolli i Larte i Shtetit ne raportin e tij te dates 4 korrik 2008 ka konstatuar shkeljen e rende qe ka bere Bashkia e Tiranes me truallin qe nuk eshte prone e saj por qe ia ka shitur pronarit te Taivanit Besnik Sula.
Vetem nje njeri qe nuk ndjen asnje pergjegjesi ligjore dhe morale mund te sillet ne kete menyre. Te akuzoje te tjeret kur eshte i zhytur koke e kembe ne shkelje te ligjit tha me tej deputeti i Partise Demokratike Aldo Bumci.