Berisha Mazhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj
Kryeministri u eshte pergjigjur provokimeve te opozites dhe diversioneve per protesta duke deklaruar se shantazhet nuk na shqetesojne pasi axhenda ime dhe e shqiptareve eshte vetem heqja e vizave
Agjenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane pasur ne shekuj.
Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Sali Berisha ne pergjigje te kercenimeve te opozites per rinisjen e turit te trete te protestave gjate muajit tetor. Kreu i ekzekutivit tha se PS eshte e lire te protestoje dhe te shprehe oponencen e saj ndaj qeverise. Por tha kryeministri axhenda e Qeverise eshte qe te siguroje heqjen e vizave per qytetaret shqiptare si dhe te konfirmoje rrugen e pandalshme te Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.
Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane pasur ne shekuj. Kjo eshte agjenda ime deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Duke atakuar qendrimin destrukvit te PS-se per ndertimin e rruges se kombit Berisha solli ne vemendje se Edi Rama ka zhvilluar disa takime ne Kukes ku pikerisht ka udhetuar neper autostraden e re dhe se duhet ti kete kerkuar falje tunelit.
Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe Edi rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit vijoi me tej Berisha.
Kryeministri Berisha i eshte referuar gjithashtu edhe procesit te venies se kasave fiskale te bizneset dhe kundershtive te shprehura nga opozita. Sipas kreut te qeverise Partia Socialiste ka artikuluar melodine mafioze duke kundershtuar kasat per shkak te lidhjeve farefisnore.
Pas nje takimi me biznesmene kreu i qeverise u shpreh i vendosur ne perfundimin e ketij procesi per te cilin ai tha se do te kete kosto 0 zero. Duke i konsideruar kasat fiskale si pasaporten biometrike te biznesit kreu i qeverise solli ne vemendje qendrimin e opozites lidhur me dokumentet e identitetit perpara zgjedhjeve te 28 qershorit duke theksuar se PS-ja po ben melodi kunder kasave per interesa mafioze.
Berisha nuk u prononcua per zhvillimet e brendshme ne LSI ndersa kujtoi se koalicioni me kete force politike eshte me solid se ne fillim te tij.
A do ta zgjase qeveria afatin per vendosjen e kasave fiskale per biznesin e vogel apo kjo kosto do ti ulet nga tatimi
Ju me shtroni nje pyetje per nje nga reformat me te rendesishme ne historine e ekonomise shqiptare dhe te vendit vendosjen e pasaportave biometrike per biznesin. Ky eshte nje proces jetik dhe pavaresisht se ky proces te imponon nje transparence e cila te jep nje siguri me te madhe ka dhe kundershtite e vogla te vetat. Ky proces do ti kushtoje biznesit zero. Ky eshte vendimi i qeverise. Te gjithe biznesit te madh kasa do ti zbritet ne shpenzime. Biznesit te vogel qe nuk i llogariten shpenzimet kasat do ti zbriten teresisht ne taksa. Mund te ishte dhe nje menyre tjeter mund te njihnim edhe vetem nje sasi te caktuar ne taksa dhe shpenzime por jo ne kemi vendosur qe kjo ti kushtoje zero biznesit. Ne rast se ktheheni ne periudhen para zgjedhjeve mos harroni intervistat klithmat e perditshme te opozites kunder pasaportave biometrike. A ju kujtohen akuzat e tyre ne nje kohe kur ato jane jetike per vizat dhe levizjen e lire. Ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar e dinte se nuk ka heqje vizash pa pasaporta biometrike. Te njejten melodi po ndjekin per kasat por tani nga interesa mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili per kasat ne nje kohe kur kasa kushton jo me pak se taksa e emrit qe vendos ai dhe qe eshte i vetmi ne Evrope qe vendos takse per emrin dhe qe e detyroi qeverine te nderhyje ne ligj per te percaktuar kufirin tek thana sepse nese biznesmeni do ta quante tabelen p.sh Sokol apo Agim ai do te gjobitej me 400 mije leke takse emri. Dhe keta njerez dalin e derdhin lot. Une u garantoj ketyre zoterinjve se kasat do te vihen dhe asgje nuk do te mund te pengoje vendosjen e kasave sepse ky eshte nje kusht per modernitetin dhe europianizimin e shitjeve ne Shqiperi sikunder do te kushtoje zero cdo biznesi vendosja e tij. Ky eshte vendimi i qeverise. Ata qe kane frike edhe tmerr nga kasat jane farefisnia e klaneve te ngerthyera me ta dhe po te vazhdojne do tua vertetojme nje nga nje.
A do te kete ndonje zgjidhje per situaten politike duke pasur parasysh se opozita ju ka vendosur tashme nje afat per fillimin e protestave dhe nderkohe ka hedhur edhe deklarata te tilla per zgjedhje te parakohshme
Agjenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane pasur ne shekuj. Kjo eshte agjenda ime. Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe Edi Rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit.
A preket axhenda juaj nga protestat
Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime. Une isha i pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte i palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq.
Si i komentoni zhvillimet brenda LSI duke pasur parasysh se eshte aleati juaj kryesor
Ju nuk me keni degjuar kurre te komentoj zhvillimet politike brenda partive te tjera aq me teper brenda partise aleate. Ajo nuk eshte agjenda ime. Ato jane problematike te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike dhe une nuk kam asnje koment per asnje lloj problematike pervec partise sime.
A cenon kjo mazhorancen
Mazhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj. Dhe une se shpejti do te jem para jush per te gjitha arritjet reformat programin e kesaj mazhorance.
Kryeministri Berisha viziton panairin e Agrobiznesit 2010
Qeveria gati te mbeshtese cdo projekt ne favor te permiresimit te kushteve te fermereve
Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje Panairin e Agrobiznesit 2010 te organizuar me mbeshtetjen e Ministrise Bujqesise qellimi i se cilit eshte nxitja dhe promovimi i biznesit vendas. Kreu i qeverise i cili shoqerohej nga ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli si dhe nga drejtues dhe organizues te Panairit vizitoi pavijonet me prodhimet e ekspozuara ku u ndal e bisedoi me fermere e prodhues vendas. Berisha u interesua per ecurine e bizneseve te tyre dhe i garantoi ata se qeveria do te mbeshtese cdo projekt ne favor te permiresimit te kushteve per fermeret shqiptare ne menyre qe aty ku jane te ndertojne suksesin e tyre te familjes te komunitetit dhe te vendit. Kryeministri u ndal ne menyre te vecante ne pavijonet me prodhime te firmave nga Kosova te cilat ishin te shumta ne kete panair duke i pergezuar fermeret kosovare per cilesine e produkteve qe tregtonin.
Kryeministri Berisha tha gjate fjales se tij te rastit se ky ka qene nje vit ndofta nga me te mbaret ne tere historine e bujqesise shqiptare por mbaresine me te madhe ia kane dhene dhe ia japin fermeret shqiptare te cilet po rrisin cdo vit e me shume prodhimin po synojne cdo vit e me shume eksportin dhe tregun. Ajo cka me impresionoi ishte se ne te gjitha bisedimet dhe takimet e shkurtra prodhuesit me rrefenin se ku kane eksportuar nga SHBA-te ne Letoni deri ne vendet perreth. Mendoj se procesi i urbanizimit te shoqerise shqiptare i shnderrimit te saj ne nje shoqeri urbane eshte nje nga momentet me te shkelqyera ne historine kombit por nga ana tjeter theksoj se sektori i bujqesise eshte dhe do te mbetet nje nga sektoret me jetike ne ekonomine e vendit tha Berisha duke iu premtuar mbeshtetje te fuqishme fermereve.
Ne perpiqemi dhe do ta mbeshtesim fuqishem por kenaqesia ime eshte se edhe nje seri institucionesh te kreditit jane angazhuar ne mbeshtetje te ketij sektori ndaj dhe une deshiroj te percjell nje pershendetje shume te perzemert te gjithe fermereve shqiptare ti garantoj se qeveria do te beje gjithcka qe aty ku jane te ndertojne suksesin e vet te familjes te komunitetit dhe te vendit deklaroi Berisha.
Duke cekur specifikisht hapesirat ku do te nderhyhet kreu i qeverise theksoi se ndertimi i rrugeve rurale mbetet nje nga prioritetet kryesore ne vijim. Sipas Berishes me ndertimin e 6 mije km rruge i jepet nje ndihmese e madhe fermereve per te tregtuar produktet bujqesore.
Kryeministri foli edhe per projektin e ullirit duke shtuar se krahas tij se shpejti nis nje projekt tjeter po kaq te madh ndoshta me shume projekti i drureve frutore te arrave geshtenjave sheges bajames po ashtu edhe kivin i cili eshte nje dru frutor qe rritet ne thuajse pjesen me te madhe te territorit te Shqipeerise.