E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Qipros, Papadopulos me rastin e Festës Kombëtare.

1 tetor, 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Qipros, Tasos Papadopulos me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Qipros, kam kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve urimet më të mira dhe miqësore!

Më lejoni Shkëlqesi që, me këtë rast, t’Ju falënderoj për urimet Tuaja të sinqerta me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës së Shqipërisë, si dhe të shpreh besimin tim në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”! – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›