Valë ndryshimesh në Bashki, lëvizje në radhët e drejtuesve

Vale e re ndryshimesh në bashkinë e Tiranës. Arben Noka, që drejtonte Inspektoriatin Ndërtimor Urbanisitik per Tiranen është liruar nga detyra. Në postin e z.Noka do të emerohen Florenc Hoxha, ish Drejtori i policisë bashkiake që nga marrja e mandatit të Bashës. Zyrtarisht bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se Drejtor i ri i Policisë Bashkiake do të jetë Vullnet Topalli. Topalli deri tani mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.