Zonjusha në të kuqe

"Zonjusha në të kuqe", është koncepti mbi femrën “ Si Era “, në videospotin më të ri të Dren Abazi & Zig Zag Orchestra.
Dizejnatorja Afërdita Paqarada ka realizuar stilimin për hitin e rradhës të Dren Abazi.
“Bashkëpunimi me produksionin "Imagine Films" dhe frontman-in e grupit Zig Zag Orchestra, ishte një përvojë e jashtëzakonshme, fryma origjinale dhe kërkesat për të pasqyruar forcën e femrës në të kuqe ishin mesazhet që na bashkuan në këtë sipërmarrje, “ shprehet Paqarada për Indeksonline.
Për të ishte e thjeshtë të bashkëpunonte, pasi që modelja Françeska Korançe, është një bashkëpuntore e hershme e saj.
“Së fundmi kemi realizuar sesionin fotografik për koleksionin “ Miss” ku ajo ishte imazh i kolekcionit”, bën të ditur Paqarada, duke shtuar:
“ E gjithë forca ime krijuese është drejtuar drejt krijimeve “ Alta MODA”, të cilat janë paraqitur në videospotin “ Si Era”. Një paraqitje e thjeshtë por unike. E kuqja e zjarrtë, le të godas “ Si ERA”, në pasionet e secilit prej neshë në këtë stinë të ngrohtë”. /Indeksonline/
/>