E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat anti-krizë, rifillojnë grevat në Greqi

Do të rifillojnë grevat e përgjithshme në shtetin grek kundër planit anti-krizë të qeverisë dhe kundër reformës së pritur të pensioneve.

Sipas mediave greke më 23 qershor do të ketë një grevë kombëtare në sektorin e transporteve, e cila do të ndiqet nga greva të tjera që do të përfshijnë portin e Pireut, sektorin publik dhe atë privat dhe në datën 24 do të ketë manifestime masive në qytetet kryesore të shtetit helen.

Plani i pensioneve parashikon ngrirje dhe shkurtime, rritje të moshës në 65 vjeç me 40 vite kontribut duke filluar nga viti 2015.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›