E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zotërimi nga e keqja

Janë publikuar në internet sekuencat e para të horror filmit "Possession" (Zotërimi), që është xhiruar në bazë të një rrëfimi të tmerrshëm por të vërtetë.

Filmi merret me agoninë e një familjeje amerikane pasi që, gjatë një ankandi në një oborr shtëpie, vajza e tyre gjen një kuti të vjetër dhe e hap, pa e ditur se në të “banon” vetë zanafilla e së keqes.

Babai dhe e ëma e saj pastaj i bashkojnë forcat për ta shpëtuar të bijën nga kthetrat e së keqes.

Regjinë e filmit e ka bërë Ole Bornedal, ndërkohë që në rolet kryesore shfaqen Natasha Calis, Jeffrey Dean Morgan dhe Kyra Sedgwick.

Filmi është paraparë të lëshohet në kinema në fund të muajit gusht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›